Kina kontribut ne Fondin Europian te Shpetimit
Kina po merr në konsideratë hipotezën e një përfshirje më të madhe ekonomike në Fondin e shpëtimit të shtetete të Europës. Kriza e borxhit sovran në Eurozonë duhet të zgjidhet urgjentisht ka thënë kryeministri kinez, Uen Jiabao gjatë konferencës për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel në Pekin. Merkel gjendet në Kinë për një vizitë tre ditore, ku në qendër të bisedimeve me kryeministrin e këtij vendi kanë qenë tema të ndryshme por më kryesorja ka qenë kriza në Eurozonë. Sipas kryeministrit Kina është dike studiuar mënyrat më të mira për të marrë pjesë në Fondin e shpëtimit të shteteve Europiane. Jiabao ka deklaruar që kriza e borxhit europian të zgjidhet sa më parë dhe Pekini do të mbështet përpjekjet për të stabilizuar Euron. Ne do të forcojmë bisedimet me Gjermaninë përmes një mekanizmi bilateral të kooperimit financiar, ka thënë Jabiao.
“Kina është e gatshme të mbajë kontakte të ngushta me të gjithë të interesuarit për të përballuar krizën. Kina mbështet përpjekjet për të ruajtur stabilitetin e euros dhe eurozonës. Kina ka besim tek ekonomia europiane dhe nuk do të ndryshojë mendimin se Europa është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë botërore”.
Merkel ka vlerësuar bashkëpunimin e shëndoshë ekonomik mes Gjermanisë dhe Kinës dhe u ka bërë thirrje të dy palëve të krijojnë kushte më të mira për marrdhëniet ekonomike mes të dy vendeve.
Në takimin e saj me studentët e akademisë së shkencave sociale në Pekin, Kancelarja gjermane ka deklaruar se Euro e ka bërë Europën edhe më të fortë , ekonomia gjermane ka thënë ajo ka përfituar nga monedha euro në nivel global. Në dy vitet e fundit BE ka bërë progrese të mëdha ka shtuar Merkel ndërkohë që ka theksuar se konkurrenca ndërkombëtare është bërë më e fortë në këto dy vite kështu që Europa duhet të përshtatet. Gjithsesi jemi në rrugë të mbarë, ka shtuar Merkel.
Vizita e saj në Kinë është e para për këtë vit jashtë Europës. Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit të saj në Pekin Merkel do të takohet edhe me presidentin e Kinës, Hu jintao si dhe do të diskutojë me liderët kinez se si të stimulojë rritjen ekonomike globale.