E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset: Ja si duhet të plotësojnë formularin e kontributeve



Instituti i Shëndetit Publik publikon dokumentet që duhet të plotësojnë biznesi i madh dhe i vogël për pagesën e kontributeve. Për të realizuar pagesën e kontributeve bizneset duhet të plotësojnë formularët tip si dhe të bëjnë plotësimin e listë-pagesës dhe të formularit të deklarimit. ISSH ka publikuar gjithashtu skemën ku përfshihen llojet dhe përqindjet e kontributeve që duhet të paguhen për punëmarrësin dhe të vetëpunësuarin. Përqindjet e kontributeve ndahen në varësi të degës së sigurimit shëndetësor dhe shoqëror, të sëmundjes, barrë-lindjes, pensioneve, aksidenteve e sëmundjeve profesionale dhe papunësisë. Bizneset duhet të plotësojnë formularin e deklarimit dhe pagesës së kontributeve, si dhe listë-pagesën e pasqyrat e tjera, në përputhje me shënimet përkatëse tek secila prej tyre.

Llojet dhe përqindjet e kontributeve që duhet të paguhen për punëmarrësin dhe të vetëpunësuarin.

Në përqindje
Nr. Degët e Sigurimit Gjithsej % Punëdhënës Punëmarrës
1. Dega e sigurimit të sëmundjes 0.30 0.18 0.12
2. Dega e sigurimit të barrë-lindjes 1.40 0.83 0.57
3. Dega e sigurimit të pensioneve 21.60 12.79 8.81
4. Dega e Sigurimit të aksidenteve e sëmundjeve profesionale 0.30 0.30 0.00
5. Dega e sigurimit të papunësisë 0.90 0.90 0.00
Shuma e sigurimit shoqëror 24.5 15.00 9.50
Shuma e sigurimit shëndetësor 3.40 1.70 1.70
TOTALI 27.90 16.70 11.20

Në përqindje dhe në lekë
Nr. Degët e Sigurimit Përqindje (%) Lekë
1. Dega e sigurimit të barrë-lindjes 1.40 235
2. Dega e sigurimit të pensioneve 21.60 3,633
Shuma e sigurimit shoqëror 23 3,869
Shuma e sigurimit shëndetësor 7 1,177
TOTALI 30 5,046

Dokumentet që nevojiten për pagesat e kontributeve.
Për të realizuar pagesën e kontributeve, fillimisht duhet të merrni dhe të plotësoni formularët tip, që janë:
1. “Listë-pagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi”,- E-SIG 025/a2, e cila vendoset vetëm në faqen e prapme të kopjes së tretë, të formularit të plotësuar të deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore.
2. “Formular i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore”, - E-SIG 011-012/a, i plotësuar në tri kopje.
3. Këto formularë mund t’i tërhiqni, pas datës 5 të muajit që pason mbylljen e çdo tremujori kalendarik, në organin përkatës tatimor. Së bashku me formularët janë edhe udhëzimet për plotësimin e tyre (pra, udhëzimi për plotësimin e listë-pagesës dhe udhëzimi për plotësimin e formularit të deklarimit dhe të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore. Fillimisht do të plotësohet listë-pagesa dhe më pas mbështetur në të dhënat e saj do të plotësohen tre formularët e deklarimit.
Për subjektet e biznesit te madh
- Formulari E-Sig 025/a.1 – “Listë-pagesa e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi”, i cili dorëzohet në organin tatimor, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.
- Formulari E-Sig 027/a – “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë e atyre rishtazi, si dhe të larguarve nga puna”, i cili dorëzohet në organin tatimor, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës së të punësuarve, që fillojnë punë për herë të parë, apo janë të punësuar rishtazi, si dhe brenda 10 ditëve për të larguarit nga puna.
- Formulari E-SIG 011-012/a “Formuar i deklarimit të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” i plotësuar në dy kopje dorëzohet në bankë ose në postën shqiptare sha, pasi konfirmohet shuma e paguar, një kopje banka ia dorëzon tatimpaguesit dhe kopjen tjetër ia dërgon organit tatimor.
Për subjektet e biznesit të vogël
- Formulari E-Sig 025/a.2 – “Listë-pagesa e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi” e vendosur në faqen e prapme të kopjes së tretë të formularit të deklarimit, dorëzohet në bankë ose në postën shqiptare sha, jo më vonë se data 20 e muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra jo më vonë se datat 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor, 20 Janar.
- Formulari E-Sig 027/a – “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë e atyre rishtazi, si dhe të larguarve nga puna”, i cili dorëzohet në organin tatimor të paktën 48 orë përpara fillimit të punës të të punësuarve, që fillojnë punë për herë të parë, apo janë të punësuar rishtazi, si dhe brenda 10 ditëve për të larguarit nga puna.
- Formulari E-SIG 011-012/a - “Formuar i deklarimit të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, i plotësuar në tre kopje dorëzohet në bankë ose në postën shqiptare sha. Në kopjen e tretë të formularit të deklarimit, në faqen e prapme të tij, vendoset dhe plotësohet listë-pagesa E-SIG 025/a2.
- Formulari E-SIG 046/a – “Pasqyrë deklarimi me të dhënat për pagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi” – dorëzohet vetëm nga subjektet që bëjnë dorëzimin e deklarimeve në format elektronik.

Kujdes! Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve, si dhe listë-pagesa e pasqyrat e tjera duhet të plotësohen në përputhje me shënimet përkatëse tek secila prej tyre. Kopja e formularit të deklarimit tërhiqet nga subjekti pranë organeve tatimore, ose shkarkohet nga faqja zyrtare e Internetit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ëëë.tatime.gov.al, për çdo periudhë tatimore, përpara datës së deklarimit.

Por këto formularë mund t’i gjeni duke i shkarkuar nga faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ëëë.tatime.gov.al. Veprimet praktike për të marrë dhe printuar këto formularë janë:
- Fillimisht duhet të futeni në faqen e Tatimeve, sipas adresës së mësipërme, dhe në krahun e majtë do të shihni kuadratin-Shërbimet elektronike, ku ju duhet të klikoni tek shënimi -shkarko deklaratat. Faqja që ju shfaqet kërkon NIPT-in dhe për këtë do të futeni duke klikuar në kuadrat. Pasi të jeni futur në këtë kuadrat, do të regjistroni NIPT-in dhe më pas do të klikoni në të djathtë në shenjën OK;
- Do t’ ju shfaqet emërtimi “Për të gjithë tatimpaguesit”, dhe ju do të klikoni në të djathtë tek – Deklarata e Sigurimeve, ku do të shfaqet “Formular i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore”, të cilin duhet ta printoni në tri kopje;
- Në pjesën e pasme të njërës kopje duhet të hidhet listë-pagesa, sipas formatit tip, të miratuar;
- Por fillimisht duhet të gjeni formatin tip “Listë-pagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”. Për këtë, pasi të keni printuar deklaratën në tri kopje, mbyllet ky dokument dhe jemi rikthyer në faqen e mëparshme “Për të gjithë tatimpaguesit”, ku në fjalinë e fundit të shënimeve do të gjeni fjalën-këtu. Pasi të klikoni në këtë shënim ju shfaqet formati tip “Listë-pagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”.
- Kujdes duhet të tregoni në printimin e listë-pagesës, sepse kjo, duhet të printohet në pjesën e prapme të formularit të deklarimit. Për këtë formulari i deklarimit do të futet në printerin tuaj me faqen e shkruar lart dhe do t’i jepni print listë-pagesës. Kështu ju do të keni një formular deklarimi me listë-pagesën nga mbrapa dhe dy formularë deklarimi pa listë-pagesë nga mbrapa.

Plotësimi i listë-pagesës dhe i formularit të deklarimit.
Mbani listë-pagesën përpara, ndërkohë që lexoni këto udhëzime për plotësimin e saj:
- Të dhënat në këtë formular do të plotësohen me dorë. Në krye të listë-pagesës, sipas radhës, do të plotësohen vizat që janë lënë bosh duke filluar me NIPT-in e tij, emrin dhe mbiemrin, vitin dhe tremujorin, statusin që është Person Fizik pa punëmarrës, veprimtarinë që në shumicën e rasteve është Aktivitet shitje dhe rrethin ku ushtroni aktivitetin;
- I vetëpunësuari, në kolonën me numër 5) Numri i Sigurimit Shoqëror do të hedhë Numrin e Sigurimit Shoqëror, që ndodhet në kartën e identitetit të tij;
- Në kolonën me numër 6) Emri mbiemri hedh emrin dhe mbiemrin e tij;
- Në kolonën pa numër Detyra, funksioni, profesioni, apo puna që ka kryer do të hidhet shënimi “I vetëpunësuar”;
- Në kolonën me numër 7) Numri i kategorisë të të punësuarve për kontributet do të shënoni numrin “6”, i cili është numri që përfaqëson personin fizik;
- Kolona me numër 8) Ditë kalendarike pa punuar gjatë muajit ka lidhje me punëmarrësit dhe nuk plotësohet për personin fizik të vetëpunësuar, i vetëm;
- Kolona me numër 9) Ditë kalendarike të punuara tek subjekti gjatë muajit ka lidhje me punëmarrësit dhe personin fizik të punësuar në subjektin e tij, ku duhet të vendoset numri i ditëve të muajit, duke zbritur ditët e diela;
- Në kolonën me numër 10) Paga bruto - Gjithsej do të shënoni shifrën 16 820, që i përgjigjet pagës minimale mujore prej 16 820 lekësh në muaj për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, që ka hyrë në fuqi më datë 1.7.2010;
- Në kolonën me numër 11) Paga bruto - Mbi të cilën llogariten kontributet shënoni përsëri 16 820, pasi në rastin e të vetë-punësuarit këto dy kolona kanë të njëjtin kuptim;
- Kolona me numër 12) Kontributet për sigurimet shoqërore - Gjithsej është shuma e kolonave që vijojnë me numër 13, 14 dhe 15, por në rastin e të vetë-punësuarit kjo kolonë është e barabartë me kolonën që vijon me numër 13;
- Ndërsa në kolonën me numër 13) Punëdhënësi, do të shënoni kontributin e sigurimit shoqëror për veten tuaj, të barabartë me 3 869, që është shumëzimi i pagës minimale 16 820 x 23%;
- Kolonat 14 dhe 15 nuk plotësohen;
- Kolona me numër 16) Kontributet për sigurimet shëndetësore- Gjithsej do të shënoni kontributin e sigurimit shëndetësor për veten tuaj, të barabartë me 1 177, që është shumëzimi i pagës minimale 16 820 x 7%;
- Kolonat 17 dhe 18 nuk plotësohen, pasi i vetëpunësuari nuk paguan tatim mbi të ardhurat nga punësimi.
Listë-pagesa ka tre muaj të njëpasnjëshëm të tremujorit, të cilat plotësohen njëlloj si në muajin e parë dhe shumat e kolonave në fund të listë-pagesës, do të jenë si më poshtë:
- Kolona Nr.10 e barabartë me 50 460;
- Kolona Nr.11 e barabartë me kolonën me nr.10, e barabartë me 50 460;
- Kolona Nr.12 e barabartë me 11 606;
- Kolona Nr.13 e barabartë me kolonën me nr.12, e barabartë me 11 606;
- Kolona Nr.16 e barabartë me 3 532.

Plotësimi i formularit tip “Formular i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore ”.
Duhet të keni përpara listë-pagesën dhe formularin e deklarimit për të bërë plotësimin e tij.
Formulari i deklarimit bëhet pasi plotësohet listë-pagesa, sepse të dhënat që do të hidhen në këtë formular merren nga listë-pagesa. Plotësimi i tij fillon pas shënimit Deklarim përmbledhës, pra nga pika 9 e këtij formulari.
- pika (9) Totali i pagave mbi të cilën paguhen kontributet është 50 460 dhe merret nga kolona Nr. 11 e listë-pagesës - Totali për tremujorin;
- pika (10) Kontributet për sigurimet shoqërore nga punëdhënësi është 11 606 dhe merret nga kolona Nr.13 e listë-pagesës - Totali për tremujorin;
- pika (11) dhe pika (12) do të shënohen zero “O”;
- pika (13) Kontributet për sigurimet shoqërore gjithsej është 11 606 dhe merret nga kolona Nr.12 e listë-pagesës - Totali për tremujorin;
- pika (14) Kontributet për sigurimet shëndetësore gjithsej është 3 532 dhe merret nga kolona Nr.16 e listë-pagesës - Totali për tremujorin
- pika (15) Totali për t’u paguar është 15 138, si shumë e pikave 13 dhe 14 e këtij formulari;
- pika (16) Numri gjithsej i personave që duhet të paguajnë kontribute sipas listë-pagesës është 3, sepse listë-pagesa dhe formulari i deklarimit është për periudhën tremujore;
- pika (17) Numri i personave që paguajnë kontribute në nivelin e pagës minimale sipas listë-pagesës është 3, sepse listë-pagesa dhe formulari i deklarimit është për periudhën tre mujore dhe ju i paguani kontributet në nivelin minimal;
- Kini kujdes të vendosni datën, emër mbiemër dhe firmën, me shkronja të vogla dhe dukshëm mbi vizën e përcaktuar për këtë qëllim.
- Më poshtë, në pjesën e pagesave, nuk duhet të hidhni të dhëna apo të plotësoni kuadratin shuma e paguar. Këto shënime bëhen nga punonjësi i bankës apo i postës në të cilën kryhet pagesa.

13 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›