Bizneset ankesa per tatimet

ANKESAT E BIZNESEVE Komuniteti i biznesit ankohet se kontrollet tatimore abuzive dhe presionet qe inspektoret ushtrojne ne aktivitetin e tyre ekonomik kohet e fundit mbeten nje nga problemet kryesore.
Sipas bizneseve ne shumicen e rasteve kontrollet vijne nga struktura te ndryshme te administrates tatimore dhe dublojne njeri-tjetrin. Por pak kush e di qe ankesat qe bizneset kane ndaj tatimeve mund te zgjidhen prane avokatit te tatimpaguesve i cili ofron sherbim falas. Vetem ne 6 muaj funksionim te kesaj zyre numri i ankesave zyrtare arrin ne 80 me nje tendence rritese kohet e fundit. Ankesat me te medha jane ndaj deges se tatimeve Tirane ku eshte perqendruar edhe numri me i madh i bizneseve. Nderkohe qe ne 60 te ankesave kompanite kane patur drejte ndersa tatimet kane rezultuar se kane abuzuar me detyren.