E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia me 1 milion perdorues te internetit

ADOLESHENTE PERDORUES TE INTERNETITFemijet cdo dite e me shume po e gjejne argetimin ne lojerat e internetit nderkohe nje gje e tille pese vjet me pare konceptohej me veshtiresi. Ndersa per te rriturit mjafton nje klikim dhe hyjne ne boten e pafundme te informacionit.

Interneti ne Shqiperi eshte pjese e perditshmerise. Dy vitet e fundit jane karakterizuar nga nje zhvillimi i vrullshem i perdorimit te internetit. Te dhenat zyrtare nga agjencia e komunikimeve elektronike flasin per rreth 200 mije pajtimtare ndersa numri i perdoruesve i kalon nje milion. Licenca e teknologjise 3G i dha nje rritje te menjehershme ketij tregu interesi i te cilit mbetet i larte. 47 kompani jane te licencuara qe ofrojne sherbimin nga te cilat vetem kater jane te medha. Aktualisht me sherbim mbulohet pothuajse i gjithe vendi nepermjet teknologjise 3G ndersa investimet ne kete infrastrukture kerkojne shuma te medha. Tregu i telekomunikacioneve ku perfshihet telefonia mobile fiks dhe interneti qarkullon ne xhiro shifren rreth 400 milione euro ne vit 10 per qind e te cilave i perkasin internetit. Sipas te dhenave perdorimi i telefoni fikse ka ardhur ne renie per shkak te perdorimit te internetit ndaj dhe ekspertet mendojne qe ne nje te ardhme ky sherbim te mund te barazoje telefonine celulare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›