E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne shitje pronat e fajdeve

PRONA TE ISH-FIRMES PIRAMIDALE VEFAKomisioni parlamentar i Ekonomise miratoi ndryshimin ligjor qe i hap rrugen shitjes se aseteve te sekuestruara te kompanive kreditore gjate vitit 1997 ose sic njihen ndryshe firmave piramidale.

Nepermjet ketij amendimi 27 objekteve te mbetura ende pa shitur para se te dalin ne ankand do tiu behet publike vlera. Vetem ne kete menyre sipas autoriteteve perkatese te interesuarit per blerje mund te marrin pjese ne ankande. Prej dy vitesh askush nuk ka shfaqur interes per keto pasuri duke bllokuar procesin e shitjes. Ndaj nje mase e tille eshte konsideruar se do ti hape rruge ketij procesi. Deri me tani jane shitur 90 te pronave te sekuestruara nga firmat piramidale. Parate e marra prej tyre do tiu ndahen qytetareve qe kane humbur te ardhurat e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›