E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret paguajne shpesh ryshfet

PARA NEN DORE Shqiptaret paguajne me shpesh ryshfet se te gjitha vendet e tjera te rajonit per te marre nje sherbim me te mire. Nje studim i Institutit te Statistikave mbi sherbimet publike evidenton se Shqiperia ka pagesen mesatare me te ulet te ryshfetit prej 43 euro ndersa ne vend te pare renditet Maqedonia me mbi 1000 euro. Por ky tregues nuk eshte merite e administrates. Shqiptaret paguajne pak por shpesh cka do te thote se vlera e ryshfetit ne total mund tia kaloje edhe vendeve te rajonit. Sherbimi mjekesor eshte evidentuar si sektori per te cilin shqiptaret paguajne me shume. Me pas vijne infermieret ndersa ne vend te trete jane policet. Sipas deklarimeve te qytetareve ata paguajne pasi vetem ne kete menyre marrin sherbimin e duhur. Duke iu referuar ketij studimi korrupsioni ne Shqiperi renditet ne vend te dyte pas problemit te papunesise. Ndersa shqetesimi tjeter i shqiptareve eshte varferia apo niveli i ulet i jeteses. Shiko kroniken video

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›