E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset e dëmtuara, 45 milionë lekë

Janë 38 subjekte të prekura nga tragjedia e ndodhur në fshatin Gërdec, pranë Vorës, si rrjedhojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve. Gjatë rivlerësimit të dëmit nga ana e zyrave të Entit Kombëtar të Banesave dhe ALUIZNI-t, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave, për verifikimin e pajisjeve të aktivitetit privat, qeveria ka vendosur të japë si dëmshpërblim shumën në rreth 45,7 milionë lekë (ose 510 mijë dollarë). Nga ky fond, rreth 44 milionë lekë do të shpërndahen për rikonstruksionin e objekteve të prishura, ndërsa pjesa e mbetur do të shkojë për pajisjet e punës. Subjektet private janë të shtrira përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa në listën e bërë publike dje nga kryeministria, për një pjesë të mirë të tyre nuk bëhet e ditur saktë adresa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›