E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset e shqiptareve ne Itali te tretet, 30.475 gjate 2012-es Eglantina Nasi

Sipermarrjet private te shqiptareve ne Itali, vazhdojne te jene nje faktor pozitiv per zhvillimin ekonomik te ketij vendi. Ky fakt pohohet ne nje raport te fundit te publikuar nga Unioni i Dhomave te Tregtise ne Itali, “Unioncamere”. Sipas te cilit, gjate vitit te kaluar, bizneset e hapura nga shqiptaret kane arritur nje shifer prej 30.475, kundrejt totalit prej 477.519 te aktiviteteve te drejtuara pikerisht nga te huajt ne vendin fqinj. Duke u renditur keshtu ne vendin e trete, pas Kines, e cila zoteron ne Itali nje shifer prej 42.703 biznesesh private dhe renditet ne vend te dyte. Ndersa ne vend te pare, renditet Maroku, emigrantet e te cilit, mesohet se kane ne vendin pertej detit plot 58.555 biznese te tilla. Kurse rritjen me te madhe ne vitin 2012, e kane regjistruar pikerisht sipermarresit e huaj nga Bangladeshi, ndersa Kosova ka rritur pjesen e saj me 37.6% ne terma absolute.

Nderkaq, nje tjeter fakt interesant qe del nga raporti ne fjale, eshte edhe ai i shtimit te sipermarrjeve private te te huajve ne Itali, me 5.8% gjate vitit te kaluar, saktesisht me 24.329 te reja te tilla. Ne nje kohe, kur sipermarrjet e italianeve vendas, mesohet se gjate te njejtes periudhe jane pakesuar me rreth 20 mije. Dukuri kjo qe flet per nje ndikim pozitiv te ekonomise se krijuar nga te huajt ne ekonomine italiane. E pranuar kjo, edhe nga vete kreu i “Unioncamere”-s, Ferruccio Dardanello. “Ato jane te perbera kryesisht nga forca te reja, me nje motivim te madh mbi shpatullat e tyre, duke ofruar kesisoj edhe mundesi te medha punesimi, te cilat gjate kesaj faze, mund te jene mjaft te rendesishme per permiresimin e treguesit te punesimit”, tha ai. Duke shtuar me tej, se “gjeografia e zhvillimit te territorit, dhe vendit ne teresi, kalon edhe permes vleresimit te ketyre forcave sipermarrese, te cilat zgjedhin pikerisht rrugen e tregut per t’u integruar me pare dhe me mire, ne shoqerine tone”. Nga ana tjeter, sa u perket, rajoneve italiane, ku jane te perhapura sipermarrjet e te huajve, mes tyre edhe ato te shqiptareve qe jetojne ne vendin fqinj, raporti i Unionit te Dhomave te Tregtise, tregon se kryeson ai i Pratos me 23.6% te tyre, i Firences me 13.6% dhe i Triestes, me 13.2%. “Ne terma absolute, aktivitetet qe kryesojne sipermarrjet e te huajve jane ato te natyres tregtare (129.485 biznese), si edhe ato te ndertimit (101.767 biznese). Per t’u pasuar me aktivitetet private ne fushen e restoranteve (31.129 biznese) dhe shitjet me shumice (29.646 biznese)”, ka sqaruar me tej, kreu i “Unioncamere”-s. Duke shtuar se aktivitetet e drejtuara nga te huajt ne Itali, kane qene te pranishme edhe ne fushen e telekomunikacioneve, rreth 35% e totalit te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›