Dule, i hapur per koalicione majtas e djathtas Rozeta Rapushi
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut (PBDNJ), eshte e hapur per koalicione te mundshme, majtas edhe djathtas. Keshtu u shpreh dje, kreu i saj, Vangjel Dule, gjate aktivit kombetar te kesaj force politike, ku u diskutua gjere mbi strategjite dhe aleancat politike te zgjedhjeve parlamentare 2013. “PBDNJ ne menyre te vazhdueshme, eshte ne kontakt pa perjashtime me te gjithe spektrin politik te qendres, qendres se majte dhe qendres se djathte. Sfida jone e vertete eshte nje dhe e vetme, qe me garantimin te pranise sone parlamentare dhe me garantimin e pjesemarrjes sone ne bashkeqeverisje pas zgjedhjeve te 23 qershorit, te mund te provojme ne praktike, se ne ishim realiste, te sinqerte dhe domethenes ne te gjitha pretendimet tona gjate kohes se opozites kater vjecare”, - beri te qarte dje Dule, tashme i ftohur ne marredheniet me socialistet. Ne kete kuader, ai nuk kurseu aspak kritikat ndaj te dy forcave te medha PD-PS, por me shume me Partine Socialiste, marredheniet me te cilen u ftohen kohe me pare, cka mesa duket ka qene edhe qendrimi i opozites perballe qeverisjes. Kjo pasi Dule fajesoi opoziten, qe qeveria aktuale eshte ende ne kembe. “Nese kjo qeveri, e deshtuar qe ne gjeneze arrin te mbylle mandatin, i dedikohet edhe opozites apatike. Opozita jo vetem qe nuk arriti te mbroje fitoren e vitit 2009, por ne shume raste u be lehtesuese ne funksionimin e qeverise se deshtuar”, - kritikoi ashper Dule. Pakenaqesi kreu i PBDNJ-se shprehu edhe ndaj Kodit Zgjedhor, te miratuar me konsensusin politik te dy forcave te medha, qe ai e cilesoi si te padrejte. “Jemi ne pozita te vecanta per zgjedhjet e 23 qershorit. Kemi konstatuar se rrenja e se keqes se procesit zgjedhor eshte administrimi i procesit zgjedhor dhe kryesisht administrimi nga militantet partiake. Te cilet mbi cdo ligj, interes publik vene interesat e lidershipit partiak. Ne jemi dhe nje nga kater partite qe kemi te drejte te zgjedhin anetare ne Komisionet Zgjedhore, ne jemi kunder komisioneve partiake, por do zbatojme dispozitat ligjore. Integriteti do behet garant per voten e lire. Zgjedhjet mbi te gjitha, vullneti i sovranit mbi gjithcka e kudo. Jemi perpara nje sistemi elektoral te padrejte. Vota e cdo qytetari nuk ka te drejten e se njejtes vlere. Vullneti i perbashket i PD dhe i PS, i shprehur ne vitin 2008, i rikonfirmuar ne vitin 2011”, - u shpreh Dule.
PDBNJ: Shqiperia, shume mbrapa me respektimin e minoriteteve
Gjate aktivit kombetar te PBDNJ-se, kreu i kesaj force politike, Vangjel Dule, duke iu referuar standardeve europiane si dhe raporteve te organizmave te ndryshem nderkombetare, tha se Shqiperia eshte shume pas ne respektimin e te drejtave te minoriteteve. Sipas tij, nevojitet me shume pune ne kete aspekt. Nga ana tjeter, duke u ndalur edhe tek deklaratat nacionaliste, Dule tha se “keto retorika kane gjeneze mesjetare dhe se ky eshte nje patriotizem dhe nacionalizem i verber, i cili demton frymen mes komuniteteve fetare dhe minoriteteve ne vendin tone”. Dule shtoi se PBDNJ, eshte parti me program te qarte politik dhe me nje pervoje dhe kontribute 22 vjecare, ne pozite dhe opozite. “Keto aspekte na japin sigurine qe ne te gjitha rastet e mundshme ne e kemi te garantuar mbijetesen parlamentare, PBDNJ do jete e pranishme ne parlament, por nga ana tjeter te gjitha elementet e fizionomise, kontributi na japin sigurine dhe garancine se me cilindo qe te negociojme dot arrijme nje marreveshje te suksesshme jo vetem per veten tone, por dhe mbi te gjitha per misionin tone. Garanci ne bashkeqeverisje pas zgjedhjeve te 23 Qershorit”, - theksoi ai.