Bizneset e vogla me 50 punonjes, pa taksa per 4 vjet Luljeta Ndoka
Ndermarrjet e vogla e te mesme qe punesojne me shume se 50 punetore, do te perjashtohen per 4 vjet nga taksat lokale. Ndersa per bizneset e medha po shihet mundesia e rimbursimit te pjesshem ose te plote te te gjitha taksave qe mblidhen nga pushteti vendor. Lajmin e beri te ditur dje, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, gjate nje takimi me nje grup prej rreth 40 biznesmenesh dhe investitoresh, nga vende te ndryshme te botes, te cilet jane pjese e organizates se biznesmeneve te rinj. Ndersa u ka shpjeguar masat qe do te ndermerren per te stimuluar zhvillimin ekonomik te kryeqytetit, ka shpjeguar edhe dy masa te aferta, qe do te propozohen ne mbledhjen me te afert te Keshillit Bashkiak. "E para, ka te beje me sipermarrjet e vogla dhe te mesme, perjashtimin per 4 vite nga taksat lokale te gjithe ndermarrjeve te vogla dhe te mesme qe punesojne me teper se 50 punetore dhe e dyta, ka te beje me kompanite dhe sipermarrjet e medha", u shpreh kreu i Bashkise se Tiranes. Per kete te fundit, ai tha se po shikohet mundesia e rimbursimit te pjesshem dhe te plote te te gjitha taksave, qe mblidhen nga pushteti vendor. "Ne besojme se zhvillimi ekonomik krijon mundesi per biznesin dhe krijon mundesi punesimi per qytetin dhe qytetaret, si dhe ofrimin e sherbimeve me te mira nga Bashkia e Tiranes", u shpreh Basha gjate takimit me biznesmenet e rinj. Kryebashkiaku tha se bashkia do te jete nje njesi sherbimi ndaj qytetareve, investitoreve dhe biznesit. "Para se gjithash, une e shoh kete bashki si nje njesi sherbimi per investitoret dhe bizneset, sepse une e shoh biznesin dhe investimet, si partneret me te mire per qytetin dhe ku fokusi duhet te jene interesat e qytetit", tha ai. Basha rikujtoi se se shpejti, qyteti do te kete 100 mije studente dhe ne menyre qe te lehtesohet futja e ketij kontingjenti ne tregun e punes, jane ndermarre dy projekte te rendesishme. Gjate takimit u be me dije se eshte percaktuar nje fond prej nje milion euro nga bashkia, per me shume se 6 mije praktikante, cdo vit. "Anketimet nga USAID-i sugjerojne se 60 per qind e diplomanteve qe i nenshtrohen stazhit, kane me shume mundesi punesimi. Po ngreme nje sistem informacioni, qe administrohet nga agjencite e tregut ne shumicen e vendeve te Evropes Perendimore, per te informuar te interesuarit lidhur me kerkesen dhe oferten e tregut", informoi Basha. Por, sipas tij, ne Shqiperi ka ende nevoje per permiresimin e komunikimit mes punemarresve dhe punedhenesve. Per kete eshte menduar krijimi i nje database per ofertat e tregut te punes dhe kerkesat e tregut. Gjate takimit te djeshem me biznesmenet, Basha beri me dije se shume zona te qytetit do te perfshihen ne planin e ri urbanistik, i cili mendohet te jete gati ne majin e vitit te ardhshem dhe qe do t'i jape mundesi te shumta biznesit, qe nga prodhimi, sherbimet dhe shume dege dhe fusha te tjera te aktivitetit ekonomik. "Ne do ofrojme mundesi per te gjithe ata qe synojne te sjellin investime ne Tirane. Transporti publik do te nxitet permes linjave te tramvajit. Unaza e Madhe eshte ne ndertim. Qyteti ka shtuar shume shkolla dhe ka me shume se 5 spitale private qe ofrojne vemendje mjekesore etj. Tirana eshte ne zemer te Evropes", u shpreh Basha. Gjithashtu, ai beri me dije se bashkia do te kete nje agjenci per te lehtesuar veprimet burokratike. "Nese bizneset tuaja kane sukses, edhe ne do kemi sukses", iu drejtua Basha mysafireve.
Bashkia, kurse kualifikimi profesionale per te rinjte
Gjate takimit te djeshem me 40 biznesmene nga vende te ndryshme te botes, numri Nje i Bashkise se Tiranes beri me dije se eshte menduar krijimi i nje database, per ofertat e tregut te punes dhe kerkesat e tregut. "Te rinjte dhe jo vetem, kane nevoje per kurse kualifikimi dhe rikualifikimi, nga gjuhet e huaja dhe deri te kurset profesionale: elektriciste, hidraulike, zdrukthetare etj. Keto kurse do te ofrohen nga bashkia dhe per kete po punojme me partnere te rendesishem dhe institucione te ngjashme nga Sllovenia dhe deri ne Greqi dhe me gjere ne Evrope", tha kryetari i Bashkise se Tiranes. Ai u shpreh i bindur se kjo politike jo vetem do te gjeneroje mundesi punesimi, por dhe mundesi te shumta per biznesin, duke identifikuar mundesite per investime. Ne kuader te lehtesimit te kategorive te ndryshme nga barra fiskale, muajin e kaluar, Keshilli Bashkiak vendosi heqjen e me se 60 tarifave dhe reduktimin e nje pjese te madhe te taksave. "Kjo sherben per te lehtesuar procedurat administrative dhe ka vetem nje qellim ta beje qytetin me miqesor per biznesin, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rajon e me gjere", tha Basha. Ai nenvizoi se ne majin e vitit te ardhshem, do te jete gati plani urbanistik, ne te cilin perfshihen nje sere projektesh strategjike, te cilat do t'i japin nje frymemarrje te re qytetit dhe nje mundesi me shume, sipermarresve vendas dhe te huaj, per te investuar ne Tirane.