E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Te rriten investimet amerikane ne Shqiperi

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, kerkoi dje, nje prani me te madhe te investimeve amerikane ne Shqiperi. Deklarata e kreut te diplomacise u be gjate takimit te zhvilluar dje me kongresmenin demokrat te shtetit te Michiganit, Gary Peters. Intensifikimi dhe rritja e bashkepunimit ekonomik ne sintoni me marredheniet e shkelqyera politike, ishte epiqendra e diskutimit ne takimin e djeshem. "Shqiperia nuk duhet konsideruar nje treg i mbyllur, por fale projekteve infrastrukturore dhe marreveshjeve me fqinjet, tashme eshte nje treg rajonal ne zgjerim", u shpreh Haxhinasto. Gjithashtu, shefi i diplomacise shqiptare shpalosi fushat prioritare ku investitoret amerikane mund te investojne, si: energjia, turizmi, industria minerare, si dhe sektori i sherbimeve. Duke folur per situaten ne rajon, palet theksuan domosdoshmerine e vijimit pa kushte, te dialogut Kosove-Serbi, si nje mjet per pershpejtimin e proceseve integruese per te dyja vendet. Gjate takimit, bashkebiseduesit theksuan faktin se marredheniet e mira midis Tiranes dhe Beogradit, sjellin impakte pozitive edhe ne Kosove. Kongresmeni amerikan shprehu gjithashtu, vleresim per politiken konstruktive ne rajon, te Shqiperise, si dhe pershendeti partneritetin strategjik qe ekziston midis vendeve tona, persa i perket bashkepunimit ne organizatat nderkombetare. Partneritet ky, qe pritet te forcohet edhe me tej, ne te ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›