E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i FMN: Te zgjidhet pa vonese kreu i Bankes se Shqiperise

Fondi Monetar Nderkombetar keshillon plotesimin pa vonesa te postit te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, pas perfundimit te mandatit te kryetarit te saj kohe me pare, Ardian Fullanit. Ish-drejtuesi i FMN-se ne vendin tone, Geruin Bell, tha dje se Banka e Shqiperise duhet te jete nje institucion i pavarur nga politika dhe qe politikanet t'i lejoje ata te marrin vendime te veshtira, ndoshta jo popullore, si rritja e interesave apo kerkesa qe bankat te kene me shume kapital. "Ka kaluar me shume se nje jave, por Guvernatori i Bankes eshte pa mandat. Kjo nuk eshte gje e mire, te kesh nje institucion te pavarur qe drejtohet nga njerez qe nuk kane mandat. Nuk dua te komentoj per meritat e personit te zgjedhur, por eshte e rendesishme qe te zgjidhet nje person i kualifikuar me nje mandat te qarte", theksoi ai. Bell vleresoi Ardian Fullanin, i dekretuar se fundmi nga Presidenti Bamir Topi, per te marre nje mandat te dyte ne kete post, si nje njeri i kualifikuar dhe qe kete e ka provuar. Ndaj sipas tij, duhet te respektohet mandati i guvernatorit dhe bordit, qe ata te mund te marrin vendime, ndoshta politikisht te veshtira.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›