E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset kunder opozites: Jane ulur taksat



Taksat e biznesit jane perfolur nje dite me pare nga deputetet e Parise Socialiste si te larta dhe se qeveria abuzon duke deklaruar se jane ulur nga administrata e re e bashkise. Per te zbardhur keto deklarata te socialisteve Beqja dhe Xhafaj, deputetja e PD Rajmonda Bulku, zevendesministri i Ekonomise, Eno Bozdo te shoqeruar nga kryetari i minibashkise nr 4 Hysen Xhura, u takuan me perfaqesues te biznesit te vogel. Fillimisht zgjodhen biznesin me te prekshem per qytetaret, dyqanet e bukes. Gjate bashkebisedimit me ta, drejtuesit e ketyre bizneseve ju kane bere te qarte drejtuesve te PD-se se taksat jane ulur. Nje biznesmene qe punon dhe jeton duke u marre me prodhimin dhe shitjen e bukes tha se, "taksat jane ulur nga nje milion e peseqind mije qe paguante me pare tani paguan gati shtateqind mije leke te vjetra me vit". Ndersa ne nje tjeter biznesmen i vogel eshte shprehur se ai paguan ne muaj vetem 38 mije leke dhe nuk paguan asgje tjeter dhe se ishte mjaft i kenaqur me detyrimet qe paguante. Gjithashtu bizneset e vegjel jane te ndergjegjesuar se shteti funksion mbi taksat dhe se ata nuk i besojne premtimit te opozites se do te ulen taksat fare. "Shtet pa taksa nuk ka", shprehen ata ndaj ju duken qesharake premtimet e opozites tani. Pas takimeve me biznesin e vogel ne dyqane e tregje ne zonen e ish kinostudios, te gjithe arriten ne nje perfundim te perbashket, se "administrata e z. Basha ka pergjysmuar realisht taksat, kjo eshte filozofia e pushtetit vendor per Partine Demokratike, filozofi e cila kerkon te ndihmoje biznesin e vogel, tregtaret ambulante, duke pergjysmuar taksat". Ndersa deputetja e PD-se Rajmonda Bulku u shpreh se "une e kuptoj qe z. Rama ka nisur fushaten, heret ia ka nisur, sepse duke qene dy here humbes heret duhet ta nise, por te mos e nise me genjeshtra, sepse eshte e shemtuar, mire eshte ta nise me ndonje gje te bukur mbase me ndonje ekspozite pikture por jo me genjeshtra, sepse faktet sot ishin shume reale". Gjithashtu zevendesministri Bozdo risolli ne vemendje deklaratat dhe protestat e Partise Socialiste dhe kreut te saj Edi Rama kunder uljes se taksave nga qeveria Berisha. "Sot z. Rama nxjerr deputetet e tij ne menyre qesharake per te dezinformuar se taksat na qenkan rritur, deshmite ju i pate vete sesi eshte realiteti" u shpreh Bozdo. Bashkia e Tiranes nje nder premtimet e saj te realizuara ka cilesuar pikerisht uljen dhe heqjen e 60 taksave dhe tarifave vendore duke filluar nga ato me te prekshmet per bizneset e deri te taksat qe u duhej te paguanin qytetaret per sherbime te administrates se Bashkise. Ky vendim ka qene nder te paret qe eshte miratuar nga keshilli bashkiak pa votat e opozites

Nje dite me pare PS premtoi ulje taksash

Nje dite me pare deputeti socialist Fatmir Xhafaj dhe Sekretari per Programin ne PS, Ilir Beqaj ishin ne zonen e Kinostudios qe i perket njesise nr. 4, ku u takuan me tregtaret e kesaj zone. Sipas deputetit Xhafa, tregtaret e kesaj zone u shprehen se taksat jo vetem qe jane dyfishuar, por ata paguajme taksa edhe per mallin qe u japim veresie njerezve ne nevoje. Ne keto takime tregtaret kane shprehur shqetesimet e tyre per renien e vazhdueshme te fuqise blerese dhe shtimin e listave te borxhlinjve. Ne bashkebisedim e siper Ilir Beqaj e ka garantuar tregtaren per ndryshimin qe do te beje Partia Socialiste me te ardhur ne pushtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›