E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD thirrje Rames: Hiq dore nga politika e bllokimit Eva Gjura

Partia Demokratike i ka bere thirrje kryetarit te Partise Socialiste z. Edi Rama te heqe dore nga politika e bllokimit te reformave te drejtesise. Nepermjet nje deklarate per shtyp zedhenesja e Partise Demokratike Silvi Bardhi, eshte shprehur se ngritja e Kolegjit Administrativ dhe Gjykates Administrative, eshte jetike dhe e domosdoshme per bizneset dhe qytetaret shqiptare, sepse ju jep zgjidhje problemeve te tyre te shumta me Administraten shteterore dhe mbrojtjen e tyre nga arbitrariteti i kesaj te fundit. Duke u ndalur tek qendrimet me te fundit te opozites, zedhenesja e PD-se eshte shprehur se Rama, pasi lejoi nen presionin e forte te socialisteve te thjeshte, opinionit publik dhe deputeteve te tij te votoje heqjen e imunitetit, mesa duket fort i deshperuar dhe thelle i penduar per vendimin e tij, ka vendosur te rikthehet perseri ne traditen e tij disa vjecare destruktive te bllokimit te votimit ne Parlament te reformave qe kerkojne miratimin me tre te pestat e votave. Zedhenesja e PD-se tha se, "me kete qendrim kryetari i Partise Socialiste bllokoi per dy vite me radhe statusin e vendit kandidat. Cdo shqiptar tani e ka te qarte si drita e diellit se per te bllokuar dy vite me radhe statusin e vendit kandidat per Shqiperine z. Edi Rama bojkotoi Parlamentin e dale nga zgjedhjet e lira, ndermori paraden e greves se urise, organizoi 21 janarin famekeq per te marre pushtetin me dhune, rrethoi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per te bllokuar numerimin e votave". Sipas mazhorances me qendrimin qe po mban kryetari i PS Rama dhe opozita ndaj votimit te ligjeve per reformen e pushtetit gjyqesor, deshmon qarte se ata po perpiqen dhe shpresojne se do te bllokoje per te treten here statusin e vendit kandidat per Shqiperine. "Me sa duket zoti Rama vazhdon te besoje verberisht se me bllokimin e tij te radhes do te mund keshtu te fajesoje e te beje pergjegjese qeverine, e cila po ben gjithcka per plotesimin e kerkesave te Brukselit per marrjen e statusit. Per qellime teresisht personale dhe kryekeput ne funksion te karriges se pushtetit zoti Rama do me cdo kusht te bllokoje ngritjen e Kolegjit Administrativ ne Gjykaten e Larte, ngritjen e te cilit e propozuan vete deputetet e Partise Socialiste ne Komisionin e Ligjeve" u shpreh zedhenesja e PD-se. Me tej ajo ka theksuar se, Partia Demokratike denoncon keto qendrime destruktive dhe bllokuese te z.Rama si nje perpjekje absurde dhe e deshperuar per te afruar ardhjen e tij ne pushtet nepermjet bllokimit te reformave qe kerkohen per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe shkelmimit te interesave europiane te qytetareve shqiptare. PD i rikujton z.Rama se mbeshtetja e reformave per integrimin e vendit eshte detyrim kushtetues, statutor dhe programor per PD dhe PS si dhe te gjitha forcat politike te harkut kushtetues te vendit. Zedhenesja e PD i kujtoi opozites se pjesemarrja dhe kontributi ne procesin e integrimit, nuk eshte nje leshim qe i ben qeverise, por nje shans i vertete historik dhe i mirepritur nga te gjithe qytetaret shqiptare.

PD: Politika bllokuese e PS do ndeshkohet si me 8 maj

Partia Demokratike i ka bere te qarte Partise Socialiste se bllokimi i ketyre proceseve duke detyruar deputetet socialiste qe te mos votojne reformat integruese ne Parlament, eshte rikthim ne te shkuaren e saj tejet te hidhur, rikthim tek blloku dhe bllokimi, te cilin si c'deshmuan zgjedhjet lokale te 8 majit te vitit 2011, shqiptaret do ta ndeshkojne vendosmerisht me voten e tyre te lire. Pas miratimit te vendimit per heqjen e imunitetit, komisioni i ligjeve nisi punen per shqyrtimin e ligjit per Gjykaten e Larte, por opozita nuk pranoi te marre pjese ne diskutim duke paraqitur si kushte miratimin e disa kerkesave te tjera, perpara se te nise diskutimi per ligjin e Gjykates se Larte. Per mazhorancen keto jane thjeshte pretendime te opozites e cila po perpiqet te gjeje nje tjeter arsye per t'iu kthyer politikes se bllokimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›