Aksidenti në Gjirokastër, arrestohen drejtuesit e dy mjeteve

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy drejtuesit të automjeteve të cilët dyshohen se kanë shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin rrugor Gjirokastër- Jergucat.
Sipas policisë janë arrestuar drejtuesja e autmjetit tip Ford me targa TR 6415 T Entela Bitri 40 vjeç dhe drejtuesi i fugonit me targa GJ 253 A Xhevair Lika 49 vjeç të cilët akuzohen për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ".
Ndërkohë aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 12 personave të tjerë ku 3 prej tyre rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin Gjirokastër- Jergucat.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë Tahir Bitri, 70-vjeçarja Sose Nikolla nga Golemi dhe Shpëtim Çela 26 vjeç nga Korça ndërsa 3 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushatarak në Tiranë.