E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis asfaltimi i rrugës së Valbonës, ministri Olldashi inspekton punimet

23-09-2012 / Gazeta 55

Segmenti Gragobi –Valbonë që të çon në një prej destinacioneve me potencialin më të madh të turizmit malor, sikurse është Valbona ka filluar të asfaltohet në të gjithë gjatësinë e tij. Faza e fundit sikurse është asfaltimi i kësaj rruge në të 23 kilometrat e saj, nga segmenti MARGEGAJ – DRAGOBI, 12.5KM dhe DRAGOBI – VALBONE 10.6 KM do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, veçanërisht atyre të huaj që synojnë ecjen në peisazhe alpine sikurse është Valbona, një ndër perlat e turizmit malor shqiptar. Punimet i inspektoi sot ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi i cili në një prononcim për mediat tha se, “ky është një ndër objektet më të bukura të infrastrukturës që ndërtohet sot në vend sepse çon në një nga zonat më të bukura të vendit, me potenciale të mëdha të turizmit malor, sikurse është Valbona”. Olldashi tha se zona turistike e Valbonës, për sezonin e ardhshëm turistik do ketë një rrugë me standarde evropiane çka do çojë në rritjen e numrit të turistëve drejt kësaj pike. “Sezonin e kaluar ne nisëm rrugën dhe bëmë të mundur që për këtë sezon rruga të ishte e tëra e hapur në trasen e vet, duke bërë që të kontribojë në rritjen e turizmit. Janë 28 mijë turistë që vetëm gjatë sezonit veror të fundit kanë vizituar Valbonën dhe bukuritë e saj, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar. Kemi filluar asfaltimin e kësaj rruge në 23 km e gjatësisë që e lidh këtë zonë me qytetin Bajram Curri për të paraprirë atë që do të jetë sezoni i ardhshëm turistik, pra për t’i paraprirë një rritje edhe më të madhe të zhvillimit turistik të kësaj zone”- u shpreh Olldashi. Kjo rrugë do të jetë me dy kalime, me shtresa asfaltike me gjërësi 6 m, me bankina nga njëra anë dhe kunete betoni nga ana tjetër duke mundësuar në këtë mënyrë një udhëtim komod drejt këtij destinacioni të mrekullueshëm të turizmit malor shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›