E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Nishani, i pari president që merr pjesë në fushatë

TIRANE - Deputeti socialist, Saimir Tahiri akuzon presidentin Nishani për përfshirje në fushatën elektorale. Duke iu referuar takimit që kreu i shtetit zhvilloi sot me drejtues të mediave, Tahiri deklaron se “Nishani është i pari president që përfshihet në fushatën elektorale dhe përgëzon nismat e partisë në pushtet”.

Reagimi i deputetit socialist u bë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku ai shkruan: “President Bujari futet në fushatë dhe përgëzon nismën për heqjen e vizave me USA. Më mirë të kishte uruar përsëri rrugën plot makina e qiellin plot avionë. Të paktën do ishte në lartësinë e mustaqeve! Dhe përtej tyre, P. Jari shënohen të parin President që pas miratimit të Kushtetutës, që përfshihet në fushatën elektorale dhe përgëzon nismat e partisë në pushtet”- përfundon Tahiri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›