Fyle përshëndet miratimin e tre ligjeve: Konsensusi ndërpartiak e çon Shqipërinë drejt BE
30-05-2013 / Gazeta 55
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, përshëndeti përmes një mesazhi në Twitter, miratimin e tre ligjeve në Kuvendin shqiptar.
Ai vlerësoi si të rëndësishëm ruajtjen e konsensusit ndërpartiak, i cili do të mund të çojë Shqipërinë drejt integrimit evropian.
“Mirëpres miratimin e 3 ligjeve në parlament. Rëndësi ka tani ruajtja e konsensusit ndërpartiak me qëllim që vendi të ecë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, shkruan Fyle.