I penduari i “Camorra”-s: Mario Balotelli ka shpërndarë drogë
ITALI – “Futbollisti i Milanit, Mario Balotelli ka shpërndarë drogë në një nga lagjet e Napolit në vitin 2010”. Kështu ka deklaruar sot një ish-pjesëtar i organizatës mafioze “Camorra”, i cili bashkëpunon prej vitesh me drejtësinë italiane.
Armando De Rosa i ka treguar prokurorit të Napolit Antonio D'Amato se sulmuesi i Milanit, në vitin 2010 ka shpërndarë drogë në një lagje napolitane, vetëm për të shuar kureshtjen.
Mënjëherë pas publikimit të lajmit, futbollisti reagoi në rrjetin social “Twitter”, duke përgënjeshtruar deklaratat e të penduarit të mafias.
“Ahahahaha tani shpërndaj dhe drogë! Më parë shkoja me prostituta... po turp të keni. Përdorni emrin tim për audiencë.”- shkruan Balotelli në “Twitter”.
(er.nu/BalkanWeb)