NASA: S’ka apokalips më 2012

Bota nuk do të marrë fund më 21 dhjetor të vitit 2012, ka insistuar të martën Agjencia amerikane e Gjithësisë, në kuadër të një fushate të rrallë për të zhvleftësuar pohimet e përhapura, të nxitura nga interneti dhe filmi më i ri hollywoodian.
Filmi më i fundit, 2012, që do të shfaqet gjatë kësaj jave, paraqet një produksion 200-milionë dollarësh rreth fundit të botës, që bazohet në mitet e mbështetura nga kalendari i Majave.
Skenari apokaliptik rrotullohet rreth pohimeve se fundi i botës do të vijë kur Planeti X apo Nibiru do të përplaset me Tokën. Planeti misterioz thuhet se është zbuluar nga sumerët, sipas pohimeve të pseudo-shkencëtarëve, entuziastët e aktiviteteve paranormale dhe teoricientët në internet.
Disa uebfaqe e akuzojnë NASA-n se është duke e fshehur të vërtetën rreth ekzistencës së planetit, mirëpo agjencia amerikane e gjithësisë i ka hedhur poshtë këto pohime, duke i quajtur mashtrime në internet.
Nuk ka bazë faktike në këto pohime, kanë thënë përfaqësuesit e NASA-s. Po të kishte ndonjë të vërtetë në përplasjen e tillë, astronomët do ta kishin përcjellur së paku gjatë dekadës së kaluar dhe deri më tani ai planet do të mund të shihej nga të gjithë, kanë thënë astronomët. Është evidente se ai planet nuk ekziston.
Shkencëtarët e besueshëm në tërë botën e dinë se nuk ekziston ndonjë kërcënim i lidhur me vitin 2012, ka shtuar NASA.
Ekziston një planet tjetër, Eris, që është duke lëvizur në hapësirë. Megjithatë, ky planet i vogël, i ngjashëm me Plutonin, do të mbetet në pjesën e jashtme të sistemit diellor dhe nuk mund të afrohet më shumë se 6.4 kilometra me Tokën, sipas NASA-s.
NASA ka insistuar se kalendari i Majave në të vërtetë nuk merr fund më 21 dhjetor të vitit 2012, pasi që një periudhë tjetër fillon menjëherë pas tij.
Një teori tjetër të cilën NASA e ka zhvleftësuar janë stuhitë gjeomagnetike, ndërrimi i poleve apo jostabiliteti i pllakave të Tokës.
Për shembull, disa mite pohojnë se rotacioni i Tokës dhe polariteti magnetik janë të lidhura, me një ndërrim polesh që ndodh çdo 400.000 vjet.
Me sa e dimë ne, një ndërrim i tillë magnetik nuk ka ndikim në jetën në tokë, dhe ndërrimi i rotacionit të Tokës është i pamundur, ka siguruar NASA.
Po ashtu, edhe pse kometat dhe asteroidet gjithnjë e kanë goditur Tokën, goditjet e mëdha janë shumë të ralla, ka theksuar NASA. Goditja e fundit e madhe besohet se kishte ndodhur 65 milion vjet më parë, duke shkaktuar fundin e periudhës së dinosaurëve.
Tashmë e kemi parë se nuk ka asteroidë aq të mëdhenj sa ai që vrau dinosaurët, ka thënë agjencia e gjithësisë. (Përktheu: Koha.net)