Bizneset, thirrje politikes per Gjykaten Administrative

Kur ka mbetur vetem nje muaj perpara mbylljes perfundimtare te legjislatures ne fuqi, Dhoma Amerikane e Tregtise u eshte drejtuar me nje thirrje te gjitha grupeve parlamentare qe ta miratojne sa me pare projektligjin per Gjykaten Administrative.
Sesioni i tete i punimeve te Kuvendit, i planifikuar te perfundoje ne mes te muajit maj 2009, e ben teper te ngushte hapesiren kohore per miratimin e ketij projektligji duke rritur shqetesimin e biznesit per kete çeshtje.
“Shtyrja e aprovimit te projektligjit pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit do te vononte pa arsye krijimin e Gjykates Administrative, per te cilen kemi aq shume nevoje dhe do te ishte, mes te tjerash, edhe shperdorim i angazhimit te eksperteve vendas e donatoreve te huaj qe kane ndihmuar e ndihmojne ne krijimin e kesaj gjykate”, thane me shqetesim drejtues te “AmCham”.