Pacientet me leucemi denohen me vdekje

Ministria e Financave mesohet se ka hequr nga lista e rimbursimit te ketij viti, dy ilacet qe u shpetojne jeten ketyre te semureve. Kjo per shkak te kostos se larte qe kane keto medikamente.
Njeri nder tyre eshte medikamenti glivec, qe bllokon zhvillimin e metejshem te semundjes. Vetem gjysma e pacienteve te diagnostikuar me kete semundje vdekjeprurese arrijne qe te furnizohen me kete preparat te shtrenjte. Permes nje shoqate, kompania farmaceutike furnizuese qe prej gjashte vitesh e ka dhuruar kete ilaç per mbi 30 paciente.
Ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza” ne sherbimin e hemodializes vetem nje vit me pare kane mundur qe te trajtohen me kete medikament 14 paciente nga rreth 60 te tille, si pasoje e nje tenderi qe garantoi mjekimin per ta. Por, kete vit nuk eshte bere ende asnje tender dhe nuk dihet nese do te kete ndonje skeme perfitimi per keta te sëmurë.