Bizneset turke kerkojne tregje te reja per eksportet e tyre

Ekonomia turke ka qene ne rritje te vazhdueshme fale masave te marra kur Ankaraja kerkonte aktivisht te hynte ne Bashkimin Evropian. Pas refuzimit Turqia duket se nuk eshte me e interesuar per anetaresim ne BE. Ajo po kerkon te promovoje eksportet e veta ne vende te tjera dhe po perpiqet te rrise influencen ne rajon.
Eksportues si Erenson nje shoqeri qe prodhon kaldaja industriale po bejne plane globale. Ne te shkuaren Turqia i prodhonte mallrat duke menduar kryesisht per konsumatoret Evropiane qe kerkonin cilesi me nje cmim te arsyeshem dhe me shpejtesi.
Kjo kaldaje ka informacion per cdo saldator qe punoi per prodhimin e tij.
Drejtori ekzekutiv i firmes Erenson Ali Eren thote se rreth 55 perqind e tregut te eksporteve eshte ne Evrope. Por ai po bashkepunon ngushte me zyrtare te larte per ti dhene fund varesise se vendit ndaj tregjeve perendimore.
Ne po perhapemi ne Azi. Tregjet aziatike por edhe Afrika e veriut me Lindjen e Mesme jane mjaft te rendesishme per ne. Amerika e jugut perben nje tjeter objektiv per Turqine por edhe Rusia eshte nje treg i rendesishem.
Turqia eshte tashme ekonomia e 17 me e madhe ne bote. Rruget e qytetit me te madh te saj Stambollit jane te mbushura me dyqane te firmave me te shtrenjta. Edhe tregu i vjeter ne qender te qytetit terheq shume njerez perdite. Ngushtica e Bosforit eshte nje nga me te frekuentuerat ne bote.
Analisti i Grupit per Krizat Nderkombetare Hugh Pope thote se Turqia kaloi nje dekade mjaft te mire.
Eksportet u trefishuan dhe jane pasuruar shume e shume qytetare. Batica e mireqenies ndihet ne shume zona madje edhe ne lindjen e larget e te varfer te vendit. Pra ky eshte nje sukses i madh.
Por industria tekstile turke dikur ne rritje po fillon te ndieje pasojat e ekonomise boterore ne ngadalesim. Deri tani vendi ka arritur te shmange goditjet me te renda te pesuara nga bota financiare. Por disa industrialiste jane te shqetesuar se Turqine e presin kohe me te veshtira.
Pronari i nje fabrike per prodhimin e bluzave Turan Comert eshte i shqetesuar prej rritjes se cmimeve dhe konkurrences nga Azia.
Rrogat po rriten cdo dite cmimi i energjse elektrike po rritet dhe une nuk mund te konkurroj me Bangladeshin. Ata kane me pak shpenzime se ne. E vetmja gje qe ne kemi tani eshte cilesia me e mire.
Ekonomistet thone se monedha e Turqise ka pesuar renie. Diferenca midis importeve dhe eksporteve eshte teper e larte. Parashikimet per rritjen jane ulur prej viteve te kaluara ne vleren 25 perqind.
Ekonomisti Emre Alkin thote se rritja e ngadalte ekonomike perben nje pengese per planet e Turqise.
Ka shqetesime per nje ngadalesim jo per nje ulje te bute por per nje ngadalesim te rende.
E ardhmja ekonomike e Turqise thote ai do te varet nga suksesi i ndertimit ekonomik te bazuar mbi eksportet tradicionale dhe zhvendosjen drejt industrive me teknologji te avancuar si makinat hibride programet kompjuterike dhe hapesira ajrore.
Deri atehere Turqia duhet te mbeshtetet mbi aktivitietet e biznesmeneve si zoti Eren.