Turqi nje sulmuese vetvrasese shkakton 3 te vrare dhe 12 te plagosur

Zyrtaret turq fajesuan nje sulmuese vetvrasese per nje shperthim qe shkaktoi 3 viktima dhe plagosi 12 te tjere ne rajonin e banuar kryesisht me kurd ne juglindje.
Guvernatori Mustafa Hakan Guvencer tha se gruaja aktivizoi lenden shperthyese prane selise se partise ne pushtet ne qyteti Bingol sot. Por ministri i brendshem turk tha se nuk eshte e qarte ne se zyrat e partise ishin objektivi.
Zyrtaret thane se deri tani askush nuk ka marre pergjegjesine.
Turqia kete jave perfundoi nje ofensive ajrore dhe tokesore kunder militanteve kurd ne Turqi dhe ne veri te Irakut.
Ofensiva u krye pas nje seri sulmesh te koordinuara nga Partia punetoret e Kurdistanit qe vrane 24 ushtare turk.
Rebelet kurd kane ndermarre nje fushate per autonomi nga Turqia qysh ne vitin 1984.
Luftimet kane vrare me shume se 40 mije persona.