Presidenti Kenedi dhe kriza e raketave kubane

John Fitzgerald Kennedy demokrat fitoi ndaj nen-presidentit republikan Ricard Nikson ne nje prej zgjedhjeve me te ngushta ne historine e Shteteve te Bashkuara. Ai filloi nga detyra ne janar te vitit 1961. Dhe nuk kaloi shume kohe kur administrata e tij u ndodh perballe nje prej krizave me te frikshme ne historine e Shteteve te Bashkuara.Tre muaj pasi filloi detyren Kenedi u perball me nje deshtim te madh ne politiken e jashtme.
Me 17 prill 1961 disidente te armatosur kubane u perpoqen te pushtonin Kuben e cila ndodhet me pak se 150 kilometra nga shteti jugor i Florides. Ata ishin stervitur nga Agjencia Qendrore e Zbulimit CIA. Objektivi i tyre ishte permbysja e Fidel Kastros. Me 1959 Kastro dhe forcat e tij guerrile rrezuan nga pushteti presidentin Fulgencio Batista i cili mbeshtetej nga Shtetet e Bashkuara.
Disidentet zbarkuan ne Gjirin e Derrave te Kubes. Shumica e tyre u vrane ose u kapen. Administrata e fundit nen Presidentin Duajt Ajzenhauer kishte planifikuar nderhyrjen por Kenedi e miratoi ate. Pas ketij deshtimi disa amerikane shqetesoheshin nese presidenti 43 vjecar kishte mjaft pervoje per te udhehequr vendin.
Ne maj te vitit 1961 Kenedi shkoi ne Paris ku u takua me Presidentin francez Sharl de Gol. Ne qershor presidenti u takua ne Viene te Austrise me kryeministrin sovjetik Nikita Krushov i cili nuk donte te bente kompromis per asnje ceshje. Ai kercenoi bllokimin nga gjermano-lindoret te te gjitha lidhjeve me Berlinin Perendimor i kontrolluar nga forcat aleate.
Ne nentor gjermano-lindoret me mbeshtetjen e sovjetikeve filluan ndertimin e Murit te Berlinit per te ndare Lindjen nga Perendimi. Presidenti Kenedi menjehere njoftoi nje rritje te ndjeshme te forcave ushtarake amerikane ne Gjermani.
Pas me pak se nje viti ndodhi kriza e raketave kubane. Me 22 tetor 1962 Presidenti Kenedi beri nje njoftim drejtuar popullit amerikan.
Qeveria ime sic kam premtuar ka ndjekur nga afer shtimin e forcave ushtarake sovjetike ne Kube. Gjate javes se fundit prova te pagabuara kane vertetuar faktin se nje seri bazash per raketa po pergatiten ne ate vend dhe qellimi eshte krijimi i aftesive per nje sulm berthamor kunder hemisferes perendimore. Si rezultat udhezova intensifikimin e survejimit dhe kemi arritur ne kete konkluzion Ne keto qendra po instalohen raketa me rreze te mesme qe mund te sulmojne deri ne Uashington Kanalin e Panamase Kepin Kanaveral qytetin e Meksikes ose cdo qytet tjeter ne pjesen juglindore te Shteteve te Bashkuara Ameriken Qendrore dhe zonen e Karaibeve.
Kenedi pati nje paralajmerim edhe per sovjetiket.
Ky vend i permbahet politikes qe nje sulm me rakete nga Kuba kunder cdo vendi te hemisferes perendimore do te konsiderohet si nje sulm nga Bashkimi Sovjetik kunder Shteteve te Bashkuara akt qe do te kerkoje pergjigje plotesisht hakmarrese ndaj Bashkimit Sovjetik.
Kenedi dhe keshilltaret e tij te sigurise kombetare debatuan se cduhej bere rreth raketave sovjetike ne Kube. A duhej te ndermerej nje sulm per shkaterrimin e tyre dhe cduhej bere nese ato nuk shkaterroheshin te gjitha
Kenedi vendosi te perdorte nje bllokade detare qe e quajti karantine per te parandaluar hyrjen e anijeve te tjera sovjetike ne Kube.
Pati negociata te tensionuara me sovjetiket. Krushovi kerkoi qe Shtetet e Bashkuara te premtonin se nuk do te pushtonin Kuben. Kenedi e pranoi kete kerkese por fshehurazi ai kishte pranuar edhe nje kerkese tjeter. Ai kishte premtuar se Shtetet e Bashkuara do te terhiqnin raketat Jupiter me baze ne Turqi pasi te merte fund kriza.
Kriza e raketave kubane zgjati 13 dite dhe ngjalli friken e nje lufte berthamore megjithate perfundoi ne menyre paqesore pasi sovjetiket rane dakord te terhiqnin raketat e tyre nga Kuba dhe te kthenin anijet drejt vendit te tyre. Por Lufta e Ftohte vazhdoi.