Presidenti Obama vazhdon kritikat ndaj republikaneve ne Kongres

Presidenti Barak Obama tha se nje raport i ri qe thote se te pasurit po behen edhe me te pasur ndersa klasa e mesme eshte ne veshtiresi tregon se republikanet ne Kongres nuk i kushtojne vemendje situates ekonomike ne Shtetet e Bashkuara.
Zoti Obama tha ne fjalimin e tij te perjavshem sot se ndersa pasuria dhe suksesi duhen nxitur dhe inkurajuar Amerika eshte me mire jo vetem kur me te pasurit mbushin xhepat.
Zoti Obama tha se propozimi i tij i punes kerkon qe njerezit me te ardhura me shume se 1 milion dollare te paguajne me shume taksa ndersa klasa e mesme dhe bizneset e vogla te paguajne me pak.
Ai tha se megjithese republikanet kane mbeshtetur nje propozim te ngjashem ne te kaluaren tani ata po luajne politike.
Ne pergjigjen e republikaneve ligjvenesi Bobby Schilling i kerkoi presidentit tu beje thirrje demokrateve ne senat te miratojne nje propozim te republikaneve per krijimin e vendeve te punes.