Kavajë, mungon mjeku reanimator në Maternitet
Mungesa e një mjeku reanimator ka bërë që frekuentimi në maternitetin e Kavajës të jetë i paktë. Qindra nëna nga ky qytet por dhe nga fshatrat përreth janë të detyruara të lindin në spitalin e Durrësit apo Tiranes.
KAVAJE- Prej katër vitesh është ulur frekuentimi i lindjeve nga gratë shtatzënë në Maternitetin e Kavajës. Qindra nëna nga ky qytet, por edhe nga fshatrat janë të detyrura të lindin në spitalin e Durrësit apo Tiranës, kjo pasi mungesa e mjekut reanimator bën të pamundur çdo lloj ndërhyrje kirurgjikale në lindje që paraqesin anomali. Shkaqen për uljen e këtij frekuentimi sipas Drejtoreshës së shërbimit spitalorë Kavajë, Pranvera Bajaziti qëndron në faktin se prej 4 vitesh në maternitet mungon mjeku reaminatorë. Bajaziti shpjegon se një shkak tjetër është edhe amortizimi i ndërtesës së maternitetit. Objekte me qera të amortizuara të cilat nuk ofrojnë kushte optimale për lindje.
Kërkesat e shumta në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkohet me urgjencë ardhja e një mjeku reaminatorë nuk kanë munguar, ndërkohë që në këto katër vite nuk i është dhënë asnjë zgjidhje. Një fakt i tillë pohohet edhe nga shefi i maternitetit Justin Mitrushi. “Përpjekjet tona në anë institucionale për zgjidhjen e këtij problemi janë bërë, ndaj dhe ne presim që kjo gjë të zgjidhet institucionalusht” - u shpreh Mitrushi.
Të gjitha shpresat për ndryshimin rrënjësot të shërbimit spitalorë në maternitetin e Kavajës janë mbështetur tek përfundimi i spitalit të ri. Ooobjekti ka më shumë se 19 muaj që ka nisur të ndërtohet por ende nuk ka përfunduar. Sipas kontratës ndërtesa 4 katëshe dhe ambientet përreth saj duhet të kishin përfunduar në muajin mars. (a.r/news24/balkanweb)