Biznesi Amerikan: Po keqpërdoret amnistia fiskale
Nëpërmjet një letre drejtuar Ministrit të Financave, Bode, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar që administrata fiskale të mos iu heqë bizneseve që janë në proces apelimi, të drejtën për të përfituar nga falja e gjobave
TIRANE-Biznesi amerikan akuzon tatimet dhe doganat shqiptare për keqpërdorim të ligjit për aministinë fiskale. Nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Ministrit të Financave, Ridvan Bode, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar që administrata fiskale të mos iu heqë bizneseve që janë në proces apelimi, të drejtën për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatvonesave, ashtu sic po bëhet aktualisht. Sipas përfaqësuesve të biznesit amerikan, kjo është një shkelje që po bëjnë organet fiskale, pasi ligji në fuqi parashikon t’u falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat dhe tatimpaguesve që janë në proces apelimi apo në proces gjyqësor nëse është paguar apo do të paguhet shuma e detyrimit, brenda 6-muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Amerikanët kanë kërkuar zgjidhjen sa më shpejt të këtij problemi, pasi aministia fiskale përfundon më datë 7 prill, duke rrezikuar që bizneset të mos përfitojnë.
(d.b/News24/BalkanWeb)