Kursi i këmbimit, leku dhe dollari në rënie kundrejt euros
Dollari ka pësuar rënie drastike në kursin të këmbimit, për shkak të ecurisë së bursave ndërkombëtare. Në rënie kundrejt euros është edhe monedha kombëtare leku. Euro shkëmbehet me 131 lekë.
TIRANE- Dollari ka pësuar rënie drastike në kursin të këmbimit, për shkak të ecurisë së bursave ndërkombëtare. Në agjencitë e këmbimit, monedha amerikane ka zbritur në nivelin 96 lekëve, duke humbur rreth 6 lekë kundrejt javës së kaluar. Në rënie kundrejt euros është edhe monedha kombëtare leku.
Euro shkëmbehet me 131 lekë, ose rreth 1 lekë më shumë se një javë më parë.
Ekspertët e sistemit bankar shpjegojnë se forcimi i euros është me pasoja për ekonominë, pasi shtrenjton importet dhe rrjedhimisht, rrit cmimet në treg. Luhatjet në kursin e këmbimit po rëndojnë edhe mbi qytetarët që kanë marrë kredi në valutë, të cilët po paguajnë më shumë për interesat mujorë.
(e.n/news24/balkanweb)