Biznesi Ankesat tona per 32 HEC-et
Prej dy muajsh si kurre me pare politika u perfshi ne debate te ashpra ku Partia Socialiste dhe ajo Demokratike permes deputeteve te saj akuzonin njera-tjetren per favorizime ne tenderet e dhenies me koncesion te hidrocentraleve te vogla. Ne akuza u perfshine te afermit e ministrave dhe deputeteve ku secila pale paraqiste prova nga ekstraktet e QKR-se. Nuk munguan reagimet sqaruese te Ministrise se Ekonomise e cila ne cdo deklarate theksonte se procesi i koncesioneve te HEC-eve lokale ka qene transparent. Ato qe munguan ne debat ishin vet bizneset e perfshira ne tenderet e HEC-eve te cilet e njohin mire se cilat koncesione kane pasur shkelje te ligjit duke favorizuar firma te caktuara private.
Gazeta Shqip ka nxjerre nga arkivi i Avokatit te Prokurimeve te gjitha ankesat e biznesit lidhur me koncesionet e dhena nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne dy vitet e fundit periudhe qe perkon me akuzat e ngritura te politikes. Keshtu jane te pakten 32 koncesione te akorduar nga ministria per te cilat biznesi ka ngritur dyshime per shkelje te ligjit skualifikim te padrejte dhe favorizim te njeres pale. Per vitin 2010 janar-korrik jane regjistruar deri tani vetem dy raste ankesash nga biznesi per te cilat Avokati i Prokurimeve nisi procesin e hetimit administrativ. Pjesa e mbetur i takon vitit 2009 ku bie ne sy fakti se periudha parazgjedhore kulmon me numrin me te larte te koncesioneve te zhvilluara dhe me ankesat e bizneseve.
Ankesat lidhen vetem per HEC-et e vogla me fuqi prodhimi jo me shume se 15 megavat pasi te medhate kane nje tjeter procedure vleresimi dhe kryesisht jane projekte me vlere te larte investimi dhe ku ne loje jane investitore te huaj strategjike. Ne teresi ankesat e bizneseve te ketij sektori kane te bejne me pretendime per skualilikime te padrejta ku ne paraqitjen e provave subjektet deklarojne jo ne pak raste se perjashtimi nga tenderi apo vleresimi i ulet me pike eshte bere qellimisht per te favorizuar konkurrentin ne tender.
Nga pergjigjet e dhena rezulton se Avokati i Prokurimeve ne pjesen derrmuese te vendimeve nuk i ka dhene te drejte bizneseve duke lejuar vijimin e tenderit por nuk ka harruar te vendose nje paragraf ku i terheq vemendjen Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes te beje kujdes ne perfundimin e procedurave te nisura ne menyre qe te mos perseriten te tilla mosmarreveshje.
Ne dosjet voluminoze te hetimeve qe ka zhvilluar Avokati i Prokurimeve ne dy vitet e fundit bie ne sy edhe rasti i shumeperfolur i hidrocentraleve te lumit te Kardhiqit i cili ishte i pari qe hapi siparin e akuzave mes dy forcave te politikes. Per tenderin e ketij koncesioni i parashikuar per tu zhvilluar me 25 janar 2009 dhe me pas u vendos me 2 shkurt ka paraqitur ankese nje shoqeri nga Saranda e cila pretendon se per shtyrjen e dates se tenderit nuk ishte njoftuar.
Jane rreth 130 koncesione te akorduar nga qeveria ne kater vitet e fundit si pasoje e ndryshimit te ligjit qe favorizonte sektori dhe terhiqte investitorin nga incentivat e ofruara. Referuar te dhenave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjise pavaresisht numrit te madh te vendimeve te qeverise nga viti 2006 kur nisi epoka e re e HEC-eve te vogla vetem dy kane nisur te prodhojne ne fund te 2009-s dhe ne pjesen e pare te 2010-s. Tregu i hidrocentraleve te vogla ne vitin 2009 ka mundur te prodhoje rreth 89 milione kilovat energji elektrike me cmim 6.5 leke te caktuar nga ERE sipas nje formule qe ndryshe perkthehet ne vlere 4.2 milione euro. Referuar totalit te prodhimit HEC-et e vogla garantojne vetem 1 per qind per konsum dhe konsiderohet ende nje treg i vogel.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic