E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani te mos leshojme pe - Schuble dhe komisioni i BE kembengulin ne ashpersimin e kontrolleve financiare

Tre perqind deficit jane te lejuara ai qe e kalon kete shifer duhet te paguaje gjoba. Kete rregull shtetet e Euros ia paten vene vetes per ta mbajtur stabile euron. Por me e vonta qe prej krizes financiare dhe ekonomike thuajse nuk ka asnje vend qe ta plotesoje kete direktive. Deficiti i Greqise eshte rreth 13 perqind ne Irlande gjendja eshte e ngjashme. Megjithate per tu denuar deri tani nuk eshte denuar askush as Greqia e cila e shkaktoi krizen e rende te euros kete pranvere. Vetem me nje pakete te pashembullt shpetimi per Greqine dhe per euron ne pergjithesi qe e mundur te arrihej qetesimi i tregjeve. Sipas fjaleve te Komisarit te BE per ceshtjet ekonomike dhe financiare Olli Rehn duhet te marre fund trajtimi doreleshuar i kritereve te Paktit te Stabilitetit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisari i BE per ceshtjet ekonomike dhe financiare Olli Rehn

shte nje situate e ngjashme me futbollin. Loja nuk funksionon kur lojtaret per cdo faull diskutojne me arbitrin per rregullat e lojes. Keshtu qe sanksionet duhet te jene nje rrjedhoje normale thuajse automatike qe vjen kur shkelen rregullat.

Vetem nje shumice e kualifikuar do te kishte mundesi te pengonte sanksionet

Deri tani per sanksionet duhet te jepnin aprovimin e tyre te gjithe anetaret barriera pra ka qene e larte. Propozimi i Rehnit do te ishte nje lloj kthimi ne te kunderten i procesit te vendimmarrjes. Vetem nje shumice e kualifikuar do te kishte mundesi te pengonte sanksionet. Propozimet e Rehnit gjejne dyer te hapura te ministri i Financave te Gjermanise Wolfgang Schuble

Ne duhet te nxjerrim mesime nga pervojat e muajve te pare te ketij viti. Zhvillimi eshte shume i mire qe prej vendimeve ne gjysmen e pare te vitit por kjo ben nganjehere qe zelli per te nxjerre perfundimet te bjere disi. Deri tani ishte kohe pushimesh tani le ti vihemi serish punes.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Propozimet e Rehnit perkrahen nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble ulur

Ne rastin e nje reforme te mbikqyrjes financiare evropiane Schuble nuk llogarit rezistenca te reja pasi kane rene dakord ne parim perfaqesues te shteteve anetare dhe parlamenti. Vitin e ardhshem do te fillojne nga puna tri organe te reja mbikqyrese perkatesisht per bankat sigurimet dhe tregjet e letrave me vlere dhe do te ngrihet nje sistem i paralajmerimit te hershem.

Diskutim rreth takses per transaksionet financiare

Rezistence megjithate ka perballe kerkeses per te vendosur nje takse per transaksionet financiare. Ministri austriak i Financave Joseph Prell ka ketu para se gjithash nje vend parasysh

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri austriak i Financave Joseph Prll kembengul per taksen e transaksioneve financiare

Barrierat jane te perqendruara ne nje pike dhe kjo pike quhet Londer. Tregu financiar ne Londer me sa duket ushtron presion ne qarqet vendimore financiare qe te mos futet ne zbatim taksa per transaksionet financiare. Une ate e konsideroj te nevojshme ne duhet ta shpojme edhe me tej kete derrase te forte dhe te punojme ne te - ky eshte nje mesim i rendesishem nga kriza - dhe te bejme publicitet qe ky pozicionim te fitoje

Kundershtaret perseritin se kuptim ka vetem nje takse e perbotshme per transksionet financiare perndryshe Evropa e dobeson veten perballe tregjeve te tjera financiare.

Autor Christoph Hasselbach/Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›