E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshqitja e tokes rrezikon kryeqytetin ja zonat ku nuk duhet te ndertohet



Ervin KOCI

Disa zona ne territorin e Tiranes jane nen efektin e vazhdueshem te rreshqitjeve dhe shembjeve te tokes. Ato jane klasifikuar nga ekspertet e institutit te Gjeoshkences si zona te rrezikshme ku nuk duhet te ndertohet. Eshte fjala me se shumti per disa pjese te periferive te kryeqytetit por qe sot jane kthyer ne zonat me te populluara dhe me me shume ndertime. Ne disa prej ketyre zonave qe nga studiuesit konsiderohen si te rrezikshme sot ngrihen edhe objekte shumekateshe. Instituti nuk ka vonuar qe te percaktoje edhe harten e zonave te rrezikuara duke specifikuar disa si me me prioritet. Behet fjale per pjesen perendimore jug-perendimore dhe jugore te Tiranes aty ku sot ndodhen dhe lagjet me dendesine me te madhe te popullsise ne nje kohe qe jashte nuk mbetet as zona lindore e Tiranes ose e njohur si zona e Dajtit. Problematike jane rrethinat e Tiranes qe jane zonat kodrinore. Ketu mund te permend kodrat e Kasharit Saukut Liqenit Farkes per te kaluar dhe ne zonen ne lindje te Tiranes qe jane zona e Dajtit. Ne kemi evidentuar gjate punimeve tona zonat qe jane te rrezikshme qe jane ne rreshqitje te vazhdueshme- thote Ylber Muceku specialist i Institutit te Gjeoshkences. Por specialiste te te tjera institute shkencore krahas rreshqitjes se tokes kane verifikuar edhe nje prani te madhe te daljes se radonit nje gazi kancerogjen i cili clirohet ne disa prej periferive lindore te Tiranes. Ky gaz sipas eksperteve sinjalizon pranine e forte te nje levizje sizmike e cila mund te jape pasojat e saj ne cdo kohe.

Ekspertet
Ekspertet jane te alarmuar per situaten ne te cilen ndodhet nje pjese e periferive kodrinore te kryeqytetit zona te cilat jane ne levizje te vazhdueshme rreshqitjeje. Sipas tyre popullsia qe banon ne keto zona dhe qe ne 10 vitet e fundit eshte shtuar ndjeshem eshte me e kercenuara nga keto levizje pa llogaritur ketu kostot ekonomike dhe materiale qe mund te kene keto zona. Ndertimet pa kriter dhe zhveshja nga gjelberimi jane dhe pasojat kryesore qe favorizojne rreshqitjet e tokes ne keto zona duke i shtuar kesaj edhe formacionet e papershtatshme gjeologjike dhe ujerat nentokesore. Ligji parashikon qe kompanite e ndertimit duhet te marrin lejen edhe nga instituti i gjeosheknces per te pare qendrueshmerine e siperfaqes ku do te ndertohet. Por jo gjithnje ndodh keshtu. Ka raste kur studimi i tokes eshte i pjesshem ose mungon fare. Kemi pare dhe shume ndertime qe ne rrethinat e Tiranes jane dhe pa studime. Them ne rrethina qe nuk jane demtuar ne zona fushore po ne ato kodrinore- vijon Muceku. Paqendrueshmeria e ormacioneve kodrinore eshte edhe me e madhe ne vendburimet minerare. Ne Mezez dhe ne Valias ekspertet kane konstatuar ulje te ndjeshme te tokes.

Zonat
E kemi thene dhe vazhdojme ta themi se nga veriu ne jug te vendit kodrat dhe shpatet mbi te cilat pas viteve 90 eshte ndertuar paraqesin rrezikshmeri pasi gjate ketyre viteve njeriu permes veprimtarise se tij ka demtuar rende keto formacione gjeologjike. Kodrat e jugut te cilat nisin nga Durresi e perfundojne ne Sarande dhe zonat e veriut qe perfshijne Burrelin Shkodren jane te gjitha ne rrezik prej rreshqitjeve. Problem mbetet mungesa e masave per mirembajtjen e ketyre zonave te njohura si te rrezikshme nga erozioni- thote gjeologu Muceku. Gjithashtu sipas specialisteve situata paraqitet me e rende ne disa zona urbane dhe pothuajse ne te gjitha zonat rurale te vendit. Kjo per shkak se ndertuesit nuk marrin parasysh studimet gjeologjike.

Masat
Per ti paraprire rrezikut te rreshqitjeve fenomen qe ska me ndalje gjeologet kerkojne zbatimin e masave te nevojshme qe nga pyllezimi i shpateve dhe mirembajtja e tyre e deri te ndalimi i ndertimeve te reja ne formacionet gjeologjike te njohura si te rrezikshme. Specialistet shpjegojne se rasti tipik i shembjes se pallatit ne Gjirokaster tregoi se ndonese studimi gjeologjik paralajmeroi rrezikshmerine prej shpatit ne te cilin ishte ngritur godina firma ndertuese nuk beri asgje per ti paraprire tragjedise. Sipas tyre edhe rreshqitjet e dherave ne lagjen e Currilave ne Durres jane shembull tipik i neglizhences se ndertuesve pasi gjeologet thone se kjo zone njihet per rrezikshmerine nga rreshqitjet e tokes por duket se kete nuk po e kuptojne bizneset e ndertimit.

BOX///////////////////////////////////////
Ruli Te nderhyhet ne tokat djerre

Nderhyrje e menjehershme ne siperfaqet e tokave te lena djerre. Ministri i Bujqesise Genc Ruli gjate vizites se tij ne Kavaje ka deklaruar se nese do te ngrihen menjehere grupet e punes per evidentimin e tokave te pashfrytezuara. Ne rast te konstatimit te tyre atehere ato te jepen me qira. Ministri Ruli ka deklaruar nder te tjera se tashme ne vendin tone ekziston nje baze e mire ligjore per venien ne pune te tokave qe jane lene pa mbjelle. Gjithashtu ai kerkoi edhe bashkepunimin me pushtetin vendos. Sipas ligjeve ne fuqi toke djerre konsiderohen te gjitha ato siperfaqe te cilat nuk punohen per vite me radhe. Ne kete menyre per ti vene keto toka ne pune nuk duhet qe te kaloje me teper se 6 muaj qe prej evidentimit. Lenia e tokes bujqesore djerre eshte ne nje faze te patolerueshme. Nisur nga kjo situate ministri i bujqesise Genc Ruli ka urdheruar vartesit e tij ne rrethe te nderhyjne urgjentisht dhe te ngrene bordet e evidentimit dhe dhenies me qira te ketyre siperfaqeve ne te gjithe vendin.

Shkurt///////////////////////////
INSTAT Jane rritur cmimet e prodhimit

Cmimet e prodhimit rezultojne me rritje nga tremujori i pare i ketij viti deri ne gjysmen e tij. Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave ne tremujorin e dyte te vitit 2010 Indeksi i Cmimeve te Prodhimit arriti 108.9 per qind duke shenuar nje rritje prej 0.3 per qind kundrejt tremujorit te pare 2010-es. Ndryshimi vjetor i Indeksit te Cmimeve te Prodhimit eshte 0.2 per qind. Me konkretisht rritje ka industria nxjerrese e cila shenoi nje rritje prej 1.1 per qind. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne aktivitetet Nxjerrja e produkteve energjetike me 1.8 per qind. Indeksi i Cmimeve te Prodhimit ne degen Industri Perpunuese shenoi rritje me 0.2 per qind. Brenda saj mund te permendim rritjen e cmimeve te prodhimit te produkteve ne aktivitetet Industria ushqimoreme 0.2 per qind Industria e pergatitjes dhe taninit te lekures me 2.1 per qind Metalurgjia dhe perpunimi i metaleve me 0.4 per qind theksohet ne raportin e INSTAT-it. Ndersa cmimet e prodhimit ne aktivitetet e tjera si Industria tekstile Fabrikimi i pajisjeve elektrike dhe elektronike kane shenuar ulje perkatesisht me 0.9 per qind dhe 1.1 per qind. Indeksi i Cmimeve te Prodhimit per produktet vendase arriti 105.9 per qind duke shenuar nje rritje prej 0.4 per qind krahasuar me tremujorin e pare 2010. Ketu permendet rritja e cmimeve ne deget Industri nxjerrese prej 1.2 per qind dhe Industri perpunuese prej 0.1 per qind. Indeksi i Cmimeve te Eksportit arriti 118.0 per qind duke shenuar nje rritje prej 0.2 per qind krahasuar me tremujorin e meparshem ku permendet rritja e cmimeve te produkteve ne degen Industri nxjerrese me 2.8 per qind dhe Industri perpunuese me 0.3 per qind.

Jep doreheqjen drejtori i tatimeve rajonale te Tiranes

Jep doreheqjen per te kaluar ne nje tjeter post Drejtori i Drejtorise Tatimore Rajonale te Tiranes Agron Kaja. Nga informacionet e marra prej Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve levizja e drejtorit Kaja eshte nje ndryshim normal qe ndodh ne institucione. Nderkohe qe ende nuk eshte percaktuar zevendesuesi per postin e drejtorit Rajonal te lene tashme vakant. Sipas te dhenave Agron Kaja pritet qe tashme te kaloje drejtues ne nje prej drejtorive ne Ministrine e Financave.

8 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›