E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi-Berishes ne Elbasan Duam taksen e sheshte

Përfaqësues të biznesit vendas i kërkuan kryeministrit të vijohet me taksën e sheshtë, si një ndër masat fiskale që rrit biznesin dhe gjeneron punësim.

Si agument për sipërmarrësit e qytetit elbasanas me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim kryeministri solli një studim të bërë ditët e fundit nga Fondi monetary ndërkombëtar.

“FMN keto dite thote se demi me i madh i ekonomise behet po u rrit taksa e te ardhurave personale, ka ndikimin me negativ mbi ekonomine dhe biznesi do zhvendose kapitalin e tij ne nje vend tjeter”- theksoi Berisha.

Kryeministri iu përgjigj dhe shqetësimit të biznesit për cmimin e enegjisë elektrike.

“Nga 2009 e ketej nuk kemi lejuar ritje cmim te bejme gjithcka pa rritur cmimet per familjaret dhe per te ulur cmimet per biznesin”.

Përfaqësuesit e biznesit e kishin dhe një shqetësim per taksat doganore.

“Do hiqen detyrimisht”-premtoi kryeministri.

Mungesa e investimeve në hekurudhë ishte një tjetër problem i ngritur nga sipërmarrësit elbasanas.

“Ne jemi per rivitalizimin e hekurudhes, kemi dy projekte te ndertojme ne 2 km tona dhe ata ne Struge.”

Optimist ishte kur ju referua gazsjellësit TAP, si projekti me favorit në garë.

“Zhillimet ne Baku jane pozitive. Piket me te medha deri tani i ka TAP, po ecen gara ne favorin tone.

Biznesi i shprehu kryeministrit mirenjohjen per ndertimin e autostrades Tirane – Elbasan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›