E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do te le pushim Edi Ramen dhe do lodhem per qytetaret

Ne nje takim me banore te njesise bashkiake numer 1 kryeministri Berisha premtoi shtimin e investimeve per infrastrukturen e lagjeve. Ai tha se eshte i vendosur te lere te pushoje Edi Ramen dhe vete te vijoje te lodhet per qytetaret.
“Rama thotë ma lësho ti se je lodhur dhe të vi unë i çlodhur. Eshtë aq vulgar, aq naiv sa nuk ka ku të shkojë. Ka humbur çdo betejë me mua dhe tani ka dalë me tezën ma lësho ti se se marr dot. Dhe unë kam tezën time, ne do vazhdojmë të lodhemi çdo ditë sepse njeriu që ka ndërmend të punojë do lodhet. Ti rri në kuti, rri në autobus dhe vazhdo”-u shpreh kryeministri.
E ka nisur me problemet me te prekshme per qytetaret. I pari legalizimi
Jashte vemendjes nuk kane qene as projektet infrastrukturore.

Me tej ne bashkebisedimin me banoret e njesise bashkiake numer 1 eshte diskutuar per strehimin, ndertimin e shkollave e qendrave shendetesore, punesimi, koncesionet e deri tek ndotja akustike. Por kryeministri Berisha nuk kish se si te mos e shfrytezonte rastin per te folur per kundershtarin e tij, Edi Ramen.

Dhe ne fund e ka bere te qarte se cila eshte rruga e tij ne vijim per te cilen ka marre edhe bekime.

Ftesa per te votuar PD tha Berisha eshte nje ftese per zhvillimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›