Ministeriali per TAP Te gjitha shanset per te fituar ky projekt
Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës konfirmojnë mbështetjen për TAP në takimin e Dubrovnikut
Ministri i Punëve të Jashtme z. Aldo Bumçi mori pjesë në Ministerialin e Dubrovnikut, në mbështetje të gazsjellësve Trans Adriatik- TAP dhe Joniano Adriatik -IAP. Në këtë takim morën pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.
Ministeriali u zhvillua në vijim të Marrëveshjes Ndërqeveritare mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për Ndërtimin dhe Operimin e Gazsjellësit Trans Adriatic (TAP), dhe Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për Mbështetjen dhe Bashkëpunimin në realizimin e projekteve TAP dhe IAP.
Në përfundim të këtij takimi Ministrat dolën me një deklaratë të përbashkët, për të treguar angazhimin e fortë politik dhe mbështetjen e plotë të tyre për Gazsjellësin Trans Adriatik. TAP është planifikuar të transportojë gazin e Azerbajxhanit nga Greqia për në Itali nëpërmjet Shqipërisë - si një pjesë integrale e Korridorit Jugor të Gazit dhe kjo rrugë, thuhet në deklaratën e përbashkët, është alternativa më e favorshme nga ana tregtare.
Deklarata e Ministrit Bumçi në konferencën për shtyp në mbyllje të Ministerialit të Dubrovnikut
“Do të doja të falënderoja palën pritëse që na mblodhi sot këtu në qytetin e mrekullueshëm të Dubrovnikut, për të diskutuar më në thellësi, për të rënë dakord plotësisht dhe mbështetur këto dy projekte tejet të rëndësishme (TAP dhe IAP) për vendet tona, për rajonin dhe për Evropën.
Në këto pak ditë të mbetura, konsorciumi Shah Deniz, i cili ka bërë me të vërtetë një punë të mrekullueshme, pritet të marrë vendimin e tij madhor në lidhje me trajektoren e tubacionit të transportit të gazit në Evropë. Marrëveshja ndërqeveritare dhe Memorandumi i Mirëkuptimit të nënshkruar më parë mes nesh, bazuar në vullnetin e mirë dhe koordinimin e plotë me njëri-tjetrin, janë dëshmi e qartë e mbështetjes gjithnjë e më të fortë që ne japin për TAP-in dhe zgjatimit të tij të mundshëm verior IAP. Ky rajon, me dinamizmin e tij, sjell një vlerë e shtuar dhe shërben si një destinacion i shtuar i tregut për furnizimin me gaz të këtij gazsjellësi, dhe si rrjedhojë, paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për vitet e ardhshme.
Ne të gjithë besojmë dhe shpresojmë se TAP-i ka të gjitha shanset për të fituar këtë garë. Ne jemi këtu, përsëri, për të vazhduar mbështetjen tonë të fuqishme kundrejt dy projekteve TAP dhe IAP, dhe në të njëjtën kohë për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, në një fushë që konsiderohet me prioritet të lartë nga të gjitha qeveritë tona. Ne gjithashtu jemi të inkurajuar nga qasja e vazhdueshme dhe mjaft konstruktive e partnerëve tanë, Komisionit Evropian, SHBA-së, Turqisë dhe Azerbajxhanit. Ndërsa, me rinovimin e angazhimit tonë përmes Deklaratës së Përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha këtyre vendeve mike, ne shpresojmë se vendimmarrësit do të marrin parasysh jo vetëm faktin se TAP është më i realizueshëm në aspektin teknik, por gjithashtu gëzon një mbështetje politike të fortë e të bashkërenduar.
Së fundi, do të doja të theksoja se, sigurisht, realizimi i këtyre projekteve do të ketë një ndikim të madh ekonomik, si për konsumatorët ashtu edhe për investitorët. Por ata gjithashtu do t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit më të ngushtë në rajon, me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera mike. Ne sigurojmë partnerët tanë për qëllimet tonë më të mira për realizimin me sukses të këtyre projekteve, duke respektuar të gjitha rregullat e përbashkëta mbi të cilat është rënë dakord, dhe në të njëjtën kohë duke i falënderuar ata për komunikimin e shkëlqyer dhe bashkëpunimin që kemi pasur në këtë rrugëtim”.
Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Greqisë, Italisë dhe Malit të Zi
Në zbatim të "Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik" të 13 shkurtit dhe Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë dhe Malit i Zi për të mbështetur dhe bashkëpunuar në realizimin e Projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe atë të gazsjellësit Adriatik-Jonian (IAP) të dt. 23 maj 2013;
Duke pasur parasysh se projektet si Gazsjellësi Trans Adriatik dhe ai Adriatik-Jonian janë në përputhje me interesat e Komunitetit të Energjisë dhe objektivat e Bashkimit Evropian për diversifikimin e rrugëve të transportit, ofruesve dhe burimeve të gazit;
Ne, Ministrat, u mblodhëm në një takim në Dubrovnik, Kroaci më 12 qershor 2013, edhe njëherë, për të treguar angazhimin tonë të fortë politik dhe mbështetjen e plotë për Gazsjellësin Trans Adriatik. TAP është planifikuar të transportojë gazin e Azerbajxhanit nga Greqia për në Itali nëpërmjet Shqipërisë - si një pjesë integrale e Korridorit Jugor të Gazit dhe sipas nesh, është alternativa më e favorshme nga ana tregtare.
Ne, Ministrat, gjithashtu deklaruam mbështetjen tonë të plotë për interkonjeksionin e mëvonshëm midis TAP-it dhe IAP-it, për të lejuar furnizimin optimal me gaz për Evropën Jugore dhe rajonin e Evropës Juglindore në veçanti. Ne besojmë se kjo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit energjetik të rajonit, i cili është jetik për zhvillimin e tij të përgjithshëm dhe mirëqenien në të ardhmen.
Ne, Ministrat, diskutuam gjithashtu për angazhimet tona përkatëse në lidhje me zhvillimin dhe funksionimin e projekteve TAP dhe IAP, si dhe për përgatitjen e tregjeve tona për marrjen e gazit Kaspik.
Duke pasur parasysh rëndësinë që Azerbajxhani, Komisioni Evropian dhe Turqia i kushtojnë çështjeve të shpërndarjes dhe diversifikimit të burimeve energjetike brenda një kuadri më të gjerë evropian, ne, Ministrat, gjithashtu pranojmë dhe mirëpresim praninë e përfaqësuesve të tyre të nderuar në mbledhjen e sotme në Dubrovnik.