Biznesi: Kosova të heqë taksën ndaj çimentos

Konfederata e Industrisë, shprehet se taksa për importin e çimentos prej 35% e vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, që godet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe para së gjithash eksportin e mallit në fjale me çertificatë të origjinës të Shqipërisë.
“Konfindustria i kërkon Kryeministrit Z. Hashim Thaci, Qeverisë dhe vendimarrjes politike të të gjitha ngjyrave partiake të Kosovës, që në një kohë sa më të shpejtë të ndërhyjnë për heqjen e taksës së importit për “çimenton” dhe njëkohësisht të mos lejojnë përsëritjen e masave të tilla me pasoja të dëmshme dhe në afatgjatë për zhvillimin e Kosovës, Shqipërisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve”, thotë Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë. Konfindustria vë në dukje se i njëjti qëndrim institucional është mbajtur ndaj masave të Qeverisë së Shqipërisë në rastin e vendosjes dhe zbatimit të çmimit të referencës penguese për prodhimet bujqësore të Kosovës.
Konfindustria i ka kërkuar personalisht dhe publikisht Kryeministrit të Shqipërisë për heqjen dhe mospërsëritjen në asnjë rast në të ardhmen të çfarëdo mase penguese për tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. “Konfindustria vlerëson, se përdorimi i pengesave doganore në tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe mjaft i dëmshëm para së gjithash për qëllimin strategjik të krijimit të Tregut të Përbashkët Mbarëshqiptar si domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e shqiptarëve pa përjashtim. Aq më shumë krijimi i Tregut Mbarëshqiptar është i rëndësishëm në kushtet e krizës globale ku mbijetesa e industrive dhe prodhimeve vendore është e pamundur në tregjet e vogla sikurse është rasti i Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet më tej.
Konfindustria vlerëson gjithashtu se masat penguese të tregtisë sidomos për prodhimet industriale janë në kundërshtim të plotë me marrëveshjen CEFTA për Tregti të Lirë ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore të nënshkruara nga Kosova dhe Shqipëria si dhe njëkohësisht janë barre financiare shtese e drejtpërdrejtë për biznesin dhe qytetaret. /Start/
2012-06-18 08:23