Hapen 11 programe profesionale në universitete

Janë të paktën 11 programe studimi dyvjeçar për të rinjtë që kryejnë arsimin e mesëm.
Universiteti i Durrësit do të ofrojë për të rinjtë programe studimi për mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike, menaxhim ndërtimi dhe transport, etj. Universiteti i Gjirokastrës dhe filiali i Universitetit Bujqësor në Lushnjë ofron program studimi në Menaxhim Veterinar, ndërsa Universiteti i Elbasanit programe studimi 2 vjeçare për degën e Teknolog Laborant. Të dhënat tregojnë se “Menaxhim Veterinar” në Lushnjë ka 60 kuota pranimi, “Teknolog Laborant” në Elbasan 60 kuota; “Ndihmës Dentist” në Durrës 50 kuota; “Menaxhim Ndërtimi”, Durrës 50 kuota; “Menaxhim Transporti”, Durrës 50 kuota; “Asistent Ligjor”, Durrës 50 kuota; “Asistent Administrativ”, Durrës 50 kuota; “Teknologji Automobilash”, Durrës 60 kuota; “Specialist Rrjetesh Kompjuterike”, Durrës 60 kuota; “Informatikë Praktike”, Durrës 30 kuota.
Ministria ka kërkuar nxitjen e bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe shkollave të mesme profesionale për zhvillimin e programeve të studimeve profesionale 2 vjeçare. Kjo do të ndikonte pozitivisht në rritjen e eficencës së shfrytëzimit të kapaciteteve të institucioneve bashkëpunuese dhe përmirësimin cilësor të praktikave profesionale./Start/
2012-06-17 11:36