E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi: Mosbindje civile nëse qeveria s'kthen borxhet dhe s'ndal fyerjet

TIRANË - Biznesi kryesor ne vend, ai i Ndërtimit ka hedhur për herë të parë sot idenë e mosbindjes civile (mospagim taksash dhe ndërperje pune) nëse qeveria - nuk u jep paratë e punimeve që kanë bërë me fonde buxheti - dhe nese nuk ndal sulmet ndaj biznesit.

Shoqata e Ndërtuesve ka reaguar ashpër në këtë fundviti duke kërkuar që firmat të paguhen për punën e bërë në rrugët e vendit. Borxhe të pashlyera këto nga Ministria e Transporteve.

Shume rrugë janë kryer nga firmat me rezervat e veta. Qeveria ka tejkaluar te gjitha afatet per derdhjen e pagesave per to. Shume akse u shtruan vecanerisht ne prag dhe gjate fushates elektorale te ketij viti dhe firmat qe i moren persiper besuan ne kontratat dhe premtimin se parate do te jepeshin ne kohë. (në foton shoqëruese të artikullit, kreu i egzekutivit Berisha gjate inagurimit te rruges Fushe Milot-Gurrëz). Por kriza shtrengon dhe megjithe deklarimet kontradiktore te kryeministrit per egzistencen apo joegzistencen e saj ne Shqiperi, faktet jane kokeforta: shteti nuk po shlyen dot detyrimet e veta me elementare.

Por kjo nuk është e vetmja kërkesë e ndërtuesve. Ata gjithashtu i bëjnë thirrje Qeverisë të ndalë arbitraritetin dhe fyerjet, të miratohet plani i Tiranës si të funksionojne KRT-te e të gjitha qyteteve.

Me anë të një konference për shtyp, kreu i kësaj shoqate, Maks Muçi, tha sot se "sektori i ndërtimit është në krizë. Ndërsa Qeveria në vend që të ndërhyjë, ndërmerr sulme të paprincipta mbi biznesin e lirë".

"Përfaqësuesve të veçantë të biznesit po u bëjnë etiketime të ndryshme për interesa të klimës së acaruar politike dhe jo në rrugë korrekte, administrative e ligjore. Mungon dëshira për dialog për zgjidhjen e probleme të cilat më shumë se tonat janë probleme ekonomike të vendit", u shpreh ai.

Më tej, tha se "kërkojmë të ndërpritet arbitrariteti, dhe në mënyrë të prerë qëndrimi ndaj biznesit të jetë vetëm ligjor. Etiketimet politike dhe jo ligjore, dëmtojnë rëndë biznesin e klimën e tij, aq më tepër në kushtet e krizës reale".

Dhe në fund, Muçi theksoi se "në rast të mospërmbushjes së kërkesave, ndërtuesit do ndërpresin punën për një muaj në kantierët e e ndërtimit dhe si rrjedojë mosderdhjen e asnjë detyrimi për këtë periudhë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›