Ekonomia, Berisha: I qëndruam krizës
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ekonomia shqiptare i qendroi krizes globale cka sipas tij deshmohet edhe nga investimet e medha qe po realizohen.
"Ekonomia shqiptare i qendroi ne keto vite te tsunamit te vertete financiar dhe ekonomik, ajo qendroi jo se ishte izoluar ajo qendroi sepse ishte e mbeshtetur ne parimet me te shendosha te tregut", tha Berisha.
Kryeministri ka gjetur edhe kete here rastin per te sulmuar kundershtaret e tij politik, te cilet sipas tij shohin endrra nate me krize ekonomike.
"Ftoj edhe ndonjerin qe endrrat e nates i merr per realitet te dites, te vije dhe te shohe qe kriza eshte nje enderr nate, sepse Shqiperia ecen zhvillohet dhe inauguron qendra te tilla", u shpreh Berisha.
Keto deklarata kreu i qeverise i beri sot gjate perurimit te nje qendre te re tregtare ne autostraden Tirane-Durres.