Biznesi: Nëse s’bëhet amnistia fiskale, humbje të mëdha
Drejtori i këtij institucioni, Gjergj Buxhuku, u shpreh se shqetësimi vjen pas vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit greke për fillimin e zbatimit me shpejtësi në Greqi të amnistisë për hyrjet në sistemin bankar të depozitave nga vendet e treta.
“është krejtësisht e papranueshme, që në një hapësire kohore 20 vjeçare të ndryshimeve kaq të thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqipëria të mbetet i vetmi vend në Evropë përfshi edhe vendet e BE, që nuk ka kryer asnjë amnisti fiskale të vërtetë dhe aq më shumë në kushtet kur vendet konkurrente tona si Greqia dhe Italia i kryejnë në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Buxhuku.
Sipas tij, vonesat kohore të kryerjes së amnistisë fiskale në Shqipëri kanë ndikim të drejtpërdrejtë në largimin e parave shqiptare në sasi jashtëzakonisht të mëdha jashtë vendit. Të tjera pasoja, sipas Konfindustrisë, janë edhe ngadalësimi i nismave investuese nga biznesi dhe qytetarët në ekonomi si dhe në shtimin e prirjes e tërheqjes/mbajtjes së kursimeve të emigracionit të shumtë shqiptar nga bankat e huaja pa i kthyer në atdhe.