Për kthimin e fondit të privatizimit nevojitet ligji

Pas letrës së përfaqësuesit civil ndërkombëtar Piter Feith me kërkesën që fondi i privatizimit dhe trustit të mos kthehen në Kosovë, drejtues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave kanë përsëritur kërkesën që procesi i kthimit të mjeteve të përshpejtohet, ndërkaq ekspertët e ekonomisë thonë se derisa të mos ketë një ligj adekuat i cili e garanton stabilitetin monetar, do të jetë e pamundur që këto mjete të kthehen në Kosovë. Në AKP thonë se nuk kanë ende qëndrim ndaj kërkesës së Feith, derisa në BQK nuk prononcohen në lidhje me këtë çështje.
Kohë më parë shefi i ICO-së Piter Feith, përmes një letre adresuar ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ia ka tërhequr vërejtjen këtij të fundit për tentativën e kthimit dhe investimit të parave të privatizimit dhe Trustit të Kursimeve në Kosovë, derisa Kosova të mos ketë një nivel të graduar të investimeve nga ndonjë agjenci ndërkombëtare e gradimit, dhe se deri atëherë nuk mund të huazojë nga këto fonde. Letrës së Piter Feith menjëherë iu është përgjigjur ministri Shala, duke thënë se këto para duhet të kthehen, pasi që janë të nevojshme të hyjnë në tregun kosovar dhe do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, ka thënë për Kosovapress se përgjigjen rreth kthimit të këtyre fondeve duhet ta japë AKP-ja dhe Banka Qendrore e Kosovës, pasi që menaxhimi i parasë së procesit të privatizimit, është në kompetencën e AKP-së, ndërsa mënyrën e investimit e përcakton menaxhmenti i BQK-së.
Ministri Shala ka thënë se MEF-i mbetet i përkushtuar që paraja publike të shfrytëzohet në mënyrë të mirë për interesin e qytetarëve, duke përsëritur kërkesën e tij që ky proces të përshpejtohet në mënyrë që të kemi benifit më të shpejtë për shfrytëzimin e këtyre parave.
“Jemi duke negociuar dhe konsideroj është një mirëkuptim i ngritur edhe i institucioneve ndërkombëtare duke përfshirë edhe ICO-në, që të gjenden modalitete më efikase dhe më racionale që këto para të shfrytëzohen më mirë për interesin e qytetarëve të Kosovës, për punëtorët të cilët tani më janë duke pritur një kohë të gjatë dhe çfarë është faktikisht e pakontestueshme është që procesi i kthimit qoftë të 20 përqindëshit, qoftë të likuidimit është shumë i ngadalshëm dhe unë kam kërkuar pas shkresës së Piter Feithit, po ashtu me këmbëngulje që ky proces të përshpejtohet në mënyrë që ne të kemi një benefit më të shpejtë dhe më efektiv për shfrytëzimin e këtyre parave”, ka thënë ministri Shala, transmeton Kosovapress.
Shala ka përkujtuar se çështja e aseteve është e përcaktuar në mënyrë precize edhe me pakon e Ahtisarit, dhe Piter Feith është thirrur në atë aline. Ai ka thënë se pas takimit që kanë pasur me Feith janë pajtuar që bashkërisht të gjejnë forma më të shpejta për kthimin e këtyre parave.
“Ne gjatë dialogut që kemi pasur pas takimit që kemi pasur javën e kaluar ose një javë përpara, pas shkëmbimit të letrave kemi ardhur në një dakordancë që të ulemi së bashku dhe të gjejmë forma më efektive dhe më të shpejta për mënyrën e kthimit, nëse mund të quhet ashtu të këtyre parave, për interesin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Shala.
Derisa zyrtarët e BQK-së nuk janë prononcuar në lidhje me këtë çështje, në AKP thonë se nuk kanë ende ndonjë qëndrim rreth kërkesës së Feith për mos kthimin e fondit të mirëbesimit në Kosovë.
Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, ka thënë për Kosovapress se Agjencia në kërkesat e saja për kthimin e fondit të mirëbesimit në Kosovë, ka vepruar në bazë të ligjit të saj, i cili i jep juridiksion të marrë vendime në lidhje me fondet e mirëbesimit.
“Kjo çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen e ardhshme të Bordit, që do të mbahet javën e ardhshme, ku është ftuar të jetë pjesëmarrëse edhe udhëheqja e Bankës Qendrore dhe do të diskutojmë dhe do të dilnim me një qëndrim”, ka thënë Kaloshi.
Për më tepër, Kaloshi thekson se BQK-ja nuk i ka dhënë informata të detajuara AKP-së në lidhje me investimin e mjeteve të privatizimit jashtë vendit dhe nuk dihen as për çfarë kohëzgjatje janë investuar këto mjete, dhe sa fitohet nga interesi.
“Agjencia siç e ka thënë edhe më parë, ka kërkuar dhe kërkon në vazhdimësi në mënyrë të prerë transparencë në lidhje me investimin e fondit të mirëbesimit. Agjencia i ka deponuar këto mjete në llogari rrjedhëse në Bankën Qendrore dhe deri më tani nuk ka marrë informata të detajuara në lidhje me investimin dhe interesin e fituar nga investimi i këtyre mjeteve jashtë vendit”, ka thënë ai.
Eksperti i ekonomisë dhe ushtrues detyre i kryetarit të OEK-së Safet Gërgjaliu, ka thënë se derisa të mos kemi ligj adekuat që garanton stabilitet monetar, do të jetë vështirë që këto para të mbeten në Kosovë.
“Duhet të jemi substancial dhe pragmatik, është e natyrës së popullsisë në Kosovë, se paratë janë të dërguara jashtë, nuk është ajo dukuri e mirë, e cila i shkon në favor Kosovës, por përkundrazi e dëmton Kosovën, por paraprakisht duhet të punohet në parapërgatitjen e legjislacionit aktual, legjislacion i cili i jep garanci funksionimit të Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, dhe të jetë një garanci shtetërore që ato para të mbesin në Kosovë. Derisa legjislacioni të jetë i gjysmuar apo deri sa të mos kemi ligj adekuat, i cili e garanton një stabilitet monetar, atëherë është e qartë se këto para vështirë do të mbeten në Kosovë”, ka thënë ai.
Fondi i privatizimit në vlerë prej më shumë se 460 milionë eurove janë të investuar jashtë vendit, ndërkaq në Kosovë është e theksuar mungesa e parasë së gatshme, por pritet që së shpejti që procesi i kthimit të parave të përshpejtohet në mënyrë që të ketë benefit më të shpejtë dhe më efektiv për shfrytëzimin e tyre.