E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend shtyhet gjykata

Projektligji per drejtesine administrative parashikon ngritjen e nje gjykate qe do te shqyrtoje ankesat ndaj vendimeve te administrates.

Qe te miratohej ne seance plenare pr/ligji kerkonte edhe votat e socialisteve bashke me ato te demokrateve. Grupi socialist u shpreh i gatshem per te votuar pro ne rast se mazhoranca do te merrte parasysh nje pakete me dy propozime.

I pari pr.ligji per gjykatat administrative i ndryshuar me kontributin e eksperteve te PS dhe draftin e propozimeve te partnereve nderkombetare. Jemi te gatshem te ofrojme kontributin tone. Se dyti eshte ngritja e komisionit hetimor me firmat e deputeteve te PS qe kerkon hetim te kutive te materialeve zgjedhore jo per rinumerim apo per kontroll deklaroi deputeti Fatmir Xhafaj.

Eumlshte e pafalshme qe aleatet tane me te medhenj trokasin ne dyert tona per nje ligj qe na duhet neve te gjitheve edhe juve edhe biznesmeneve socialiste. Por mua me duket sikur edhe ketu ju kerkoni 20 te pushtetit. Pse nuk thoni hapur qe doni te merrni te gjithe pushtetin u pergjigj demokrati Astrit Patozi.

Pas kesaj kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci i kerkoi mazhorances te ndryshoje filozofine e te berit politike dhe te ulet me opoziten per gjetjen e nje kompromisi.

Nese ju nuk uleni per negociata ne jo vetem qe nuk do te terhiqemi por opozita do vijoje me kauzen e saj deklaroi Ruci.

Ndersa Astrit Patozi tha se mazhoranca nuk ka nder mend ta ndryshoje gje sepse 20 nuk eshte filozofia e mazhorances.

Pas ketyre fjalive te para te replikes se zotit Patozi deputetet socialiste lane sallen. Pas largimit te deputeteve socialiste seanca u nderpre per pak minuta.

Me rifillimin e saj kryeministri Berisha pranoi se per projektligjin ka pasur verejtje nga misionet qe asistojne Shqiperine ne ceshtjet ligjore. Por ai u shpreh i gatshem per kompromis sipas kendveshtrimit te mazhorances.

Nese zoteri i nderuar e ka fjalen per verejtjet e EURALIUS ne do ti pranojme ato nje me nje. Ne mbetemi te hapur per negociatat. Jemi gati ti hapim kutite qe neser por ligji parashikon qe ato te dergohen ne arkiv dhe te digjen tha Berisha.

Pr/ligji per drejtesine administrative dhe ngritjen e gjykates eshte financuar nga qeveria amerikane. Dy dite perpara seances drejtues te USAID-it parlajmeruan humbjen e fondeve ne rast se pr/ligji nuk miratohej brenda shtatorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›