Biznesi amerikan: Sistemi i taksave, te mos ndryshohet Eglantina Nasi
Ndryshimi i sistemit te taksave ne vend, nuk perkthehet ne nje mbeshtetje per biznesin privat. Ky ka qene mesazhi i lancuar nga drejtuesi i Dhomes Amerikane te Tregtise, gjate konferences “Tregje te hapura, per nje Shqiperi te hapur", zhvilluar dje ne Tirane. Duke dale ne kete menyre, kunder propozimit te Partise Socialiste per vendosjen e nje sistemi te ri fiskal, i cili sipas saj, duhet te perfshije brenda tij taksimin progresiv dhe jo ate te sheshte sic po aplikohet aktualisht. Keshtu, perfaqesuesi i biznesit amerikan ne Shqiperi, u shfaq i bindur gjate fjalimit te tij se ndryshimi i formes se taksimit nuk eshte menyra e duhur per te mbeshtetur biznesin. “Qe te mbeshtetet biznesi, nuk do te thote te ndryshohet sistemi i taksave. E rendesishme per ne, eshte qe te plotesohen hapesirat dhe boshlleqet qe has biznesi sot”,- ka deklaruar saktesisht Mark C. Crauford, gjate konferences se lartpermendur. Keshtu, Dhoma Amerikane e Tregtise, qe ai drejton, dhe qe jo rralle here ka ngritur shqetesimet e biznesit mbi problematikat te cilat ai ndesh me administraten publike, paraqitet me qendrimin se sistemi aktual i taksave i aplikuar ne Shqiperi, nuk ka nevoje te ndryshohet. Nje qendrim ky i pasuar me tej, edhe nga vete ministri i Ekonomise, Florion Mima, i cili mes te tjerash, garantoi mbeshtetjen e qeverise ndaj biznesit. Por ne te njejten kohe, edhe hartimin e nismave te reja qe nxisin aktivitetin ekonomik ne vend. “Nje pakete e dyte pro-biznes, pro-punesim, pro-eksport eshte miratuar. Kjo eshte paketa e radhes, por kurrsesi e fundit. Te tjera paketa jane ne perpunim”,- vuri ne dukje kreu i Ministrise se Ekonomise, gjate fjales se tij ne konferencen “Tregje te hapura, per nje Shqiperi te hapur". Ndersa se bashku me eksperte te tjere te ekonomise shqiptare, ai e vuri theksin tek domosdoshmeria e mbajtjes se paprekur te stabilitetit financiar ne vendin tone. Nje ide kjo, e mbeshtetur edhe nga eksperti i ekonomise, Arben Malaj gjate fjales se tij. Nderkaq, konferenca e lartpermendur, mori ne konsiderate edhe faktorin e krizes ekonomike ne Eurozone, dhe efektet e saj ne ekonomine shqiptare. Duke arritur ne perfundimin se tregjet e hapura, ndihmojne ne rritjen e metejshem te lirise ekonomike te vendit tone. Ne kete kuader, ata kane vleresuar arritjet e deritanishme ne hapjen e ekonomise, por kane marre parasysh dhe sfidat qe ende ka liberalizmi ekonomik shqiptar.