Tornado, kërkimet për të mbijetuar drejt fundit, 9 fëmijë të vdekur (VIDEO)
SHBA- Punonjësit e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e lëna nga uragani i frikshëm që vrau mby 20 persona në Oklahoma të hënën.
Zyrtarët amerikanë thonë se kërkimi për të mbijetuarit është drejt përfundimit. Shefi i shërbimit zjarrëfikës, Gary Bird i cituar nga BBC-ja tha se ai ishte “98% i sigurt” se nuk ka pasur asnjë të mbijetuar që mund të nxirret nga rrënojat.
Stuhia gjithashtu vrau nëntë fëmijë. Erërat arritën të paktën 320 km / h dhe tornado rrafshoi periferinë e Oklahoma City, Moore.
Guvernatori Maria Fallin tha se numri i të vdekurve mund të rritet mbi 24.

Pasojat e tornados
Pajisje të rënda u pozicionuan nën projektorë të ndritshëm teksa operacioni vazhdoi gjatë gjithë natës edhe të martën. Stuhia la një lëmsh të ndërtesave të rrënuara, shtyllave të drurit të thyera, makina të përmbysur dhe të grimcuara.
Shumë shtëpi në zonë janë ndërtuar në terren të vështirë pa bodrume, kështu që shumë banorë kishte luftuar për të gjetur strehim.
Çfarë la pas uragani
Oklahoma City është një zonë veçanërisht e pambrojtur ndaj stuhive. Qyteti Moore u godit nga një uragan i rëndë në maj 1999, i cili kishte erërat më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në Tokë, mbi 310mph.
Dorina Bilbili/IDEA/