Halimi: Projekt pilot per ndertimin e nje burgu me 300 te denuar Klodiana Kotorri
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi beri te ditur dje gjate nje tryeze te organizuar ne kuader te reformes ne sistemin e burgjeve, se projekti pilot, i bazuar ne modelin britanik, do te nise me ndertimin e nje burgu ku do te vuajne denimin 300 te denuar te sigurise se ulet, me denime deri ne 5 vjet. Sipas ministrit Halimi, pervoja e huaj ka treguar se ne burgjet private ofrohen sherbime rehabilituese qe ndihmojne te burgosurit te riintegrohen ne shoqeri pas denimit, qe te mos perbejne me potencial per t’u rikthyer ne sistemin e burgjeve. Ministri theksoi se kjo reforme synon garantimin e ekzekutimit te vendimeve penale ne kuadrin e respektimit te te drejtave themelore te njeriut nepermjet permiresimit te infrastruktures dhe kuadrit ligjor ne kete fushe. “Paketa penale dhe reforma e burgjeve bashkelidhen per te luftuar me vendosmeri kriminalitetin. Nese qendrojme tek ashpersimi i denimit, burgjet do te tejmbusheshin, dhe do te ishte nje kosto per buxhetin e shtetit. Ndaj u propozua privatizimi i burgjeve. Ne duam qe sistemin e burgjeve ta fokusojme vetem ne ato raste per ata te denuar qe kane vetem 5 vjet denim. Tendenca e sistemeve te sotme perendimore eshte te privatizohen sherbimet baze. Ne synojme te ndertojme nje burg privat me rreth 300 te denuar deri ne 5 vjet”,- deklaroi ministri Halimi. “Kjo reforme synon rritjen e garancive ne ekzekutimin e denimeve, kursim te taksapaguesve, rehabilitim me efektiv dhe nje performance me te mire ne sherbimet ndaj te denuarve. Me shume se 3.000 te denuar te cilet jane ne burgjet e huaja dhe familjaret e tyre duan te kthehen. Per te kursyer parate e familjeve shqiptare ne do bejme gjithcka eshte e mundur qe ata te vuajne denimin ne vendin e tyre”- tha Halimi. Nderkohe i pranishem ne tryeze ishte edhe Ambasadori britanik ne vendin tone, i cili shprehu rendesine qe kostot e burgjeve te menaxhohen paralelisht me ruajtjen e standardeve. “Ne nje shoqeri utopike nuk do te ekzistonin burgjet, por ne realitet ekziston nevoja e mbrojtjes nga krimi. Mbyllja e individeve ne burgje kushton, prandaj eshte e rendesishme qe te beje te mundur qe ne burgje te shkojne vetem ata qe e meritojne. Eshte e rendesishme qe te menaxhohen kostot e burgimit paralelisht me ruajtjen e standardeve. Ne kete rast mund te sherbejne burgjet private. Per mua kjo tryeze e rrumbullaket eshte pjese e marredhenies ne zhvillim midis Shqiperise dhe Britanise ne fushen e drejtesise”,- u shpreh Ambasadori Cannon.