Biznesi ankesa të shumta ndaj CEZ Shpërndarje

Konfederata e Industrisë thekson se nga periudha janar-tetor të këtij viti, biznesin i janë shkaktuar 23 milion euro dëme.
Studimi i Konfindustrisë shtrihet në periudhën e 10 mujorit të vitit 2010 në 8 sektorë të ndryshëm industriale. Vihet në dukje, se prej një periudhe 3 vjeçare është zgjidhur në përgjithësi dhe nuk ka ankesa nga industritë për sasinë e furnizimit me energji elektrike pavarësisht, se ende vazhdojnë ndërprerjet kryesisht në zonat periferike. Ndërkohë ka shqetësime të shumta për cilësinë e furnizimit, si niveli i tensionit, luhatjet e tensionit, ndërprerjet e shpeshta dhe të papritura.
“Proceset gjyqësore e bizneseve ndaj furnizuesit CEZ Shpërndarje për dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara janë tepër të vogla. Shkak për dukurinë e mësipërme sipas bizneseve janë termat ligjore të kontratës së furnizimit të energjisë elektrike, që gjykohet, se janë krejtësisht të njëanshme në favor të kompanisë furnizuese, që shkakton tërheqje të bizneseve të kërkojnë të drejtat e tyre në gjykatë. Konfindustria ka ndërmarre nismën për përmirësimin e domosdoshëm dhe sa me të shpejtë të Kontratës së Furnizimit me Energji Elektrike për Bizneset sipas standardeve të vendeve të BE në mbrojtje të interesit publik”, thuhet në njoftim.
2010-12-19 14:42
[