E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis shiu Basha Shkodra nen kontroll

/ /

Keto ndryshime te kushteve atmosferike kane bere qe monitorimi i zonave te behet cdo ore. Keshtu ka pohuar ministri i Brendshem Lulzim Basha ne emer te Shtabit te Emergjencave te Qarkut. Megjithese situata eshte drejt permiresimit ne vazhdojme te jemi ne gjendje emergjence civile pohoi Basha. Ne oret e mbremjes se djeshme ai raportoi te dhenat me te fundit nga situata duke theksuar faktin se reshjet e fundit na bejne qe te jemi me te vemendshem dhe te mos behemi euforike. Sipas ministrit te Brendshem i cili prej 1 dhjetorit kontrollon ne terren situaten gjendja po permiresohet. Ka nje renie te siperfaqes nen uje energjia elektrike pothuaj ne te gjithe zonen e permbytur eshte rikthyer me perjashtim te fshatrave te Rrjollit Darragjatit Samrishit dhe Bishtit te Jukes. Numri i banoreve te evakuuar ka nje renie. Aktualisht numerohen rreth 2750 te evakuuar prej te cileve rreth 1500 jane te vendosur ne konviktet e qytetit te Shkodres beri te ditur Basha. Me rinisjen e reshjeve eshte rritur niveli i ujit ne sistemin hidrik. Prurjet jane shtuar por ne po menaxhojme me kujdes te gjithe kaskaden. Kjo do te thote qe gjate dites se shtune kemi pasur nje rritje te nivelit te shkarkimeve krahasuar me diten e premte por nuk behet fjale per evakuim te banoreve te rikthyer ne banesat e tyre aq me shume qe gjate 24 oreve te ardhshme me permiresimin e regjimit te zbatices uji do te largohet me nje shpejtesi me te madhe se ditet e fundit.
Siperfaqja e permbytur thuhet te jete ne kufijte e 8 mije hektareve toke nderkohe qe numri i banesave qe po dalin nga izolimi i ujit sa vjen e po rritet gjithnje e me shume. Po keshtu ne rritje nga dita ne dite vjen edhe numri i familjeve te cilat po kthehen ne banesa pasi ishin larguar nga permbytjet e banesave te tyre ne zonen e Nenshkodres. Pothuajse asnje nga banoret e akomoduar ne konviktet e qytetit te Shkodres pavaresisht se jane nga rrethinat e tij nuk e ka braktisur konviktin edhe pse uji eshte larguar nga pjesa me e madhe e banesave te tyre. Nje fakt i tille lidhet me ate se pothuajse te gjitha shtepite e permbytura kane nivel te larte lageshtie si per pajisjet ashtu dhe per muret dhe konstruksionet e banesave duke e bere te pamundur rikthimin e shpejte te te evakuuarve ne banesat e tyre.
Ne lidhje me zonat qe jane nen uje deri tani nuk eshte regjistruar ndonje problem i vecante madje ne ato zona vazhdon furnizimi me ushqime dhe mjetet e tjera te nevojshme per banoret. Njekohesisht nisur nga situata pozitive edhe pse e perkohshme Shtabi i Emergjencave ka marre disa vendime qe kane te bejne me nderhyrjen konkrete aty ku eshte e mundur ne argjinaturat e demtuara sic jane argjinaturat e Darragjatit e Dajcit si dhe ne Samrish. Ne lidhje me gjendjen shendetesore ne zonat e permbytura ministri Basha pohoi se situata eshte totalisht nen kontroll. Duke qene se jemi ne fillim te stines se dimrit ne kemi marre masat e nevojshme per furnizimin me ato mjete te nevojshme te banoreve ne zonat e permbytura dhe ne vendet e evakuimit si me veshmbathje batanije apo edhe me lende djegese te nevojshme pohoi ministri Basha. Por nderkohe qe ne zonen e Nenshkodres situata duket se nuk eshte ndikuar shume nga reshjet e diteve te fundit e veshtire paraqitet ajo ne Malesi te Madhe ne Malesite e Shkodres dhe te Pukes per shkak te reshjeve te debores.

Te dhenat e permbytjes

2750 banore vazhdojne te jene te evakuuar nga zonat e permbytura te periferise se Shkodres dhe Nenshkodres. 1500 te strehuar ne konvikte

8 mije hektare jane akoma nen uje keto ne pjesen e Nenshkodres nga mbi 14 mije hektare qe ishte pak dite me pare

18 dite kane kaluar nga permbytja masive e qytetit te Shkodres dhe komunave te tij ndersa situata ka ardhur duke u permiresuar

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›