E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore LSI në koalicion me PD

TIRANE-"Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të majit 2011", deklaroi nënkryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto, njëherazi Ministër i Jashtëm, në punimet e Kongresit Zgjedhor të LSI-së, në Elbasan.
Haxhinasto shprehu bindjen se këto zgjedhje do të jenë shumë të rëndësishme për strukturat e LSI-së së Elbasanit dhe se ato zhvillohen në përputhje me kërkesat statuore të LSI-së.
“LSI e Elbasanit ka një ambicie serioze për të arritur një rezultat të lartë në zgjedhjet e ardhshme vendore”, tha Haxhinasto, ndërsa shtoi se "këto zgjedhje janë një moment shumë i rëndësishëm i punës organizative për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore”.
Duke theksuar se në Elbasan LSI ka pasur një rezultat në rritje, Haxhinasto shprehu bindjen se "rezultate akoma më të larta do të arrihen në zgjedhjet e majit 2011”. "LSI është në momentin e vlerësimit të çdo njësie administrative dhe sigurisht është bërë e qartë se LSI do të jetë në koalicion me PD”, tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›