Fluks emigrantësh për festat e fundvitit

Në Portin e Durrësit, mëngjesin e sotëm janë ankoruar 5 tragete, nga ku kanë zbarkuar mbi 4200 shtetas me rreth 1000 automjete.
Gjithashtu, pritet të vijnë në këtë port edhe 6 mijë emigrantë të tjerë. Policia raporton se ka pasur rritje të numrit të shtetasve që hyjnë në Shqipëri edhe nga Rinasi, nga Kakavija dhe Kapshtica. Ndërkohë, në aeroportin e Rinasit ka pasur fluks të madh shqiptarësh që kanë dalë jashtë vendit pas vendimit për heqjen e vizave.
Sipas shefit të komisariatit të Rinasit, Gëzim Prebibaj nga data 15 deri më sot, kanë udhëtuar mbi 4000 shtetas shqiptarë me pasaporta biometrike në vendet e zonës Shengen. Nga këto, 35 qytetarë janë kthyer sepse kanë qenë të përjashtuar nga vendet e zonës Shengen.
2010-12-19 16:01
[