Biznesi ankohet me çmimet e referencës

Biznesi vazhdon që të ankohet ne lidhje me çmimet e referencës. Këto ankesa janë bërë publike në takimin që u organizua nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Drejtorisë së Doganës.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka, në përgjigje të interesit dhe ankesave të biznesit u përgjigj, se do të rishihet niveli i çmimit të referencës.
Një tjetër çështje me interes që u diskutua në këtë takim, ishte edhe kodi i ri doganor dhe risitë që pritet të sjellë.
Ndërsa në lidhje me ligjin e ri të importimit të makinave, kreu i Doganave shpjegoi se ligji i ri për importin e makinave ka reduktuar vlerën e zhdoganimit në 70 %, si ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve të importuara ditët e fundit.